Personi i Vitit nga TIME’s: Gazetarët e vrarë dhe të burgosur

Personi i Vitit nga TIME’s: Gazetarët e vrarë dhe të burgosur

463
0

“Rojtarët”, kështu i quan revista TIME gazetarët e zgjedhur për kopertinën e edicionit të fundvitit. 2018-a ka shënuar një numër rekord gazetarësh të burgosur në të gjithë botën. Komiteti i Mbrojtjes së Gazetarëve dokumentoi 262 raste në vitin 2017, si dhe një ortek të dezinformacionit në rrjetet sociale nga qeveritarë në mbarë botën.

JAMAL KHASHOGGI

sdfsfweg3eg3gh.jpg

 

Kolumnisti i Washington Post, rezident në Shtetet e Bashkuara i cili kritikonte me artikujt e tij princin e kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, u vra brutalisht në konsullatën saudite në Stamboll të Turqisë. CIA konkludoi se Bin Salman urdhëroi vrasjen e tij, edhe pse presidenti amerikan Donald Trump e hodhi poshtë këtë version duke thënë: “Princi i kurorës mund të kishte dijeni për ngjarjen, por edhe mund të mos kishte”.

 

CAPITAL GAZETTE

sdfergy5trhdfg.jpg

 

Katër gazetarë dhe një menaxher shitjesh u qëlluan me armë në redaksinë e Capital Gazette në Maryland këtë qershor. Hetuesit thanë se sulmi u krye nga një person që kishte paditur gazetën dhe humbi çështjen. Gazeta kishte raportuar për dënimin e tij për veprën penale keqtrajtim kriminal.

 

WA LONE DHE KYAW SOE OO

 

sdfswgrwrhydfg.jpg

 

Një gjykatë në Mianmar dënoi me shtatë vite burg dy gazetarët e Reuters. Krimi i tyre? Thyerja e një ligji sekret shtetëror të epokës koloniale duke raportuar për vrasjet masive të Myslimanëve Rohingya nga ushtria.

 

MARIA RESSA

dfgsdgsdfgghe4g.jpg

Ish shefja e CNN hapi faqen e lajmeve në internet “Rappler” në vitin 2012 dhe ka raportuar në mënyrë kritike ndaj presidentit Filipine Rodrigo Duterte. Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve për shkak të raportimeve faqja u shpall si “fushatë kërcënuese dhe denigruse” nga Departamenti i Drejtësisë i Duterte-s.