Disa njerëz nuk është e shkruar të përfundojnë me ne

Disa njerëz nuk është e shkruar të përfundojnë me ne

727
0

Ajo që na përket neve, na përket dhe do të jetë jona për aq kohë sa do e kemi. Por çfarë ndodh nëse duam dikë, për të cilin nuk është e shkruar të përfundojmë me të? Kjo gjë ndodh shpesh. Ne përherë kërkojmë gjëra të pamundura dhe në fund, kur realiteti na përplaset në fytyrë, zhgënjehemi. Zhgënjehemi ndonjëherë aq shumë, saqë dyshojmë tek dashuria e vërtetë. Dyshojmë se dikush mund të na dojë ndonjëherë… Ajo çfarë ne nuk kuptojmë, është se faji është i yni. Askush nuk duhet të ketë aq prioritet në jetën tonë, sa vetja jonë. Nëse ne mendojmë shumë për dikë që e dimë se nuk do të jetë kurrë për ne, ajo që realisht bëjmë, është se harrojmë veten tonë dhe humbasim kohën që mund t’ia kushtonim dikujt që realisht do të na donte. Ne meritojmë personat më të mirë pranë, ata që të na bëjnë të lumtur, jo ata që të na zhgënjejnë dhe trishtojnë. Megjithëse në këtë rast jo gjithçka varet nga personi. Ne mund të duam vërtet dikë që nuk është për ne, por kjo nuk e bën atë person një njeri të keq. Thjesht nuk ndodh të lidhemi me të. Është shumë e thjeshtë, secili nga ne i ka synimet e qarta se çfarë partneri/e kërkon në krahë. Cilësi krejtësisht të ndryshme mund të ketë një mik apo mikeshë e jona, dhe me ta mbajmë shoqëri shumë normale, por për të kaluar nga shoqëria në dashuri, nuk kalojmë dot sepse ai mik apo ajo mikeshë mund të mos ketë tipin e personit që ne kërkojmë të kemi në krahë. Është çështje alkimie kjo me dashurinë. Ndaj, nëse e sheh qartë se nuk ke mundësi ta kesh diçka më shumë personin që pëlqen, mos e mundo veten, pasi përfundimi dihet se cili do të jetë, shkruan bota.al, transmeton Klan Kosova. Normalisht personit tjetër mund t’i bien fjalë në vesh dhe, duke u përpjekur të të bëjë të kuptosh se nuk jeni bërë për njëri-tjetrin, ai/ajo mund të të lëndojë. Shmange pikërisht këtë moment, duke mos menduar shumë për dikë që s’mund të jetë për ty. Ndoshta ti mendon se unë e kam shumë të thjeshtë të të jap këshilla përmes një shkrimi. Nuk e kam aspak. Edhe unë kam kaluar nëpër një situatë të njëjtë. Pëlqeja dikë që kurrë nuk ma ktheu pëlqimin, por që më shihte si një mik shumë të mirë. Mirëpo unë nuk kërkoja thjesht miqësinë me të dhe kjo më lëndonte sa herë që mbrapsht nuk merrja vështrimin plot butësi dhe dashuri, por merrja një vështrim me sinqeritet dhe dashamirësi. Punët arritën deri aty, saqë një ditë ia shpreha hapur çfarë ndieja dhe ajo më bëri të kuptoja se nuk isha “tipi i mashkullit që ajo donte të kishte në krahë”. Këto ishin fjalët e saj dhe më lënduan shumë, por tani që e mendoj, pas një viti nga ajo bisedë, jam i lumtur që gjërat shkuan ashtu. Ne nuk flisnim më aq shpesh sa më parë, unë nisa të merresha me aktivitete të tjera dhe e harrova, pavarësisht se ende më lëndon kur e mendoj bisedën me të. Sot jam me dikë që më do dhe e dua po njësoj. Doja të të sillja historinë time që të kuptoje se fundi i një ndjenje të ushqyer vetëm nga ty e që kurrë nuk ka për të marrë një përgjigje mbrapsht, do të jetë vetëm lëndimi yt. Duaje veten, shmangi ata që nuk të duan njësoj dhe kushtoja atë kohë, dikujt që interesohet vërtet për ty. Mos e humb kohën me dikë që nuk do të të përgjigjet, ndërkohë që mund të ishte me dikë që vërtet të të falte dashuri.