Ekzekutohet me armë zjarri 16-vjeçari shqiptar në Danimarkë, ku dyshon policia

Ekzekutohet me armë zjarri 16-vjeçari shqiptar në Danimarkë, ku dyshon policia

530
0

DANIMARKE-Një i ri shqiptar nga Maqedonia është vrarë me armë zjarri pasditen e djeshme në lagjen Ragnhildgade në Kopenhagen të Danimarkës, raporton media daneze ‘Ritzau’. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:05, ndërsa mediat maqedonase shkruajnë se i riu që ka humbur jetën është 16-vjeçari nga fshati Xhepçisht i Tetovës i identifikuar me emrin Servet. Familja e tij prej shumë kohësh banon në Kopenhagen të Danimarkës. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e vrasjes së të riut, por dyshimet e para të policisë janë se krimin e ka kryer një bandë arabe. “Nuk mund të konfirmojmë edhe arsyet e vrasjes. Kërkojmë ndihmën e dëshmitarëve për të identifikuar autorët”- tha zëdhënësi i policisë Jens Møller Jensen.