Dosja prej 416 faqesh përmban përgjime dhe të dhëna të hetimit të kryer nga Antimafia që prej vitit 2013. Një ditë pas arrestimit të një bande italo-shqiptare të trafikut të drogës në rajonin e Siçilisë, publikohet dosja e plotë e hetimit të prokurorisë italiane. Dosja prej 416 faqesh përmban përgjime dhe të dhëna të hetimit të kryer nga Antimafia që prej vitit 2013, ndërsa në to implikohet edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Një ditë pas arrestimit të një bande italo-shqiptare të trafikut të drogës në rajonin e Siçilisë, dikush u kujdes që në Tiranë të publikohet dosja e plotë e hetimit të prokurorisë italiane. Dosja prej 416 faqesh përmban përgjime dhe të dhëna të hetimit të kryer nga Antimafia që prej vitit 2013, kur dhe kanë rënë në gjurmët e rrjetit të narkotrafikut që mendohet se drejtohej nga Moisi Habilaj. 39-vjeçari nga Vlora është përgjuar për rreth 4 vite bashkë me 11 të tjerë që dyshohet se janë pjesë e rrjetit, ndërsa nga përgjimet kanë dalë të dhëna që implikojnë edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Janë të paktën tre episode, kur Habilaj përmend Tahirin i cili në dosjen e prokurorisë italiane përshkruhet si Saimir Bashkim Tahiri, politikan, deputet dhe ministër i Brendshëm në Shqipëri. Në dosje përshkruhen shifra, trafik droge, para për të korruptuar zyrtarë, përdorimi i automjetit që më parë ishte në pronësi të ish-ministrit dhe sekuestrimi i disa ngarkesave kanabis nga policia italiane. Për herë të parë emri i Saimir Tahirit përmendet në një bisedë të zhvilluar më datë 16 dhjetor të vitit 2013 mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt (i shpallur në kërkim). Biseda ku flitet për Saimir Tahirin është në faqen 100 të dosjes. Në dosje thuhet se përgjimi është ambiental, në një automjet tip “Fiat Bravo” me targë DG826NA me të cilën udhëtonin Habilaj dhe Çelaj. Në mënyrë të përmbledhur prokuroria italiane duke iu referuar kësaj bisede thotë se dy të dyshuarit flasin për një njeri me pushtet me emrin “Saimir Tahiri (deputet në Shqipëri), njeri i politikës. Moisi Habilaj thotë “ka më shumë se ne ai”. Ndërsa Sabi replikon duke thënë “Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës dhe pozicionit) por që nuk beson se ka më shumë para se ata. Moisiu thotë se Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro në muaj. Ndërsa Sabi thotë se ai këto para i ka humbur në fushatën elektorale. Moisiu thotë që atij (Saimirit) nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”. Në një tjetër bisedë mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt, të datës 2 mars 2014, përmendet sërish Saimir Tahiri. Ata përmendin disa shuma për të cilat i detyrohen Saimirit (duke aluduar për kushëririn e tij Saimir Bashkim Tahirin, ministër i Brendshëm në Shqipëri, shkruhet në dosje). “Mendo, veç borxheve që kemi, veç atyre që kemi marrë, kemi 75 mijë që janë automatikisht të caktuara. 30 mijë “xhaxhait”, 30 mijë duhet t’ia çoj Saimirit, bëjnë 60, 15 anija që na duhet patjetër, bëjnë 75 mijë, plus 100 që janë… 72 janë të atij në Fier, 20 te Arsenit, 170 mijë lek … hiq dhe ato të shtetit që janë …”, shkruhet në dosje. Në një tjetër bisedë të zhvilluar më datë 6 tetor 2013, Moisi Habilaj së bashku me Maridian Sulaj dhe Eneo Sulaj kanë udhëtuar nga Igumenica drejt Brindisit, teksa një pjesë të rrugës e kanë bërë me makinë. Gjatë udhëtimit koka e grupit Moisi Habilaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me vëllain e tij Florian Habilaj që ndodhej në Shqipëri. Gjatë bisedës Florian Habilaj i rrëfen të vëllait se do takohet në Tiranë me “shefin e madh” për të diskutuar problemet me të cilat është përballuar së fundmi grupi kriminal. “Isha në Tiranë, shefi i madh kërkoi të më takonte për të folur për situatën. Është çështje ore, mos u dëshpëro, mos u shqetëso është çështje ore për sa i përket sasive të drogës që do të nisen në Itali. Më tha ata e kanë bërë në rregull. Ne dhe ju jemi bashkë., ne nuk ju godasim, kush ka shqetësuar, kush ka shkatërruar gjithë atë biznes i thashë. Ai më tha “shko e mos u shqetëso, dhe të dërgon të fala në mënyrë të veçantë”, i tregon në telefon të vëllait Florian Habilaj, i cili ndodhej në Shqipëri. Në përgjimin e datës 2 mars të vitit 2014 mes Habilajt dhe Çelajt përmendet automjeti me targë AA003GB, me të cilin të dy personat kanë udhëtuar drejt Siçilisë, që ishte në pronësi të ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili pranoi dje se ka bërë gabim që makinën ua ka shitur kushërinjve.
Gjithashtu një person me emrin Saimir por pa u specifikuar nëse behet fjalë për ish-ministrin del edhe në një tjetër bisedë ku Moisi Habilajt i bën një bilanc të shpenzimeve Sabautin Çelës. Më tej Çela dhe Habilaj flasin për punësimin e “nipit” i cili do 10 mijë euro në muaj.
“Sabi thotë që ai ka thënë se për nipin e tij mjaftojnë 10 mijë euro në muaj për “punën” që bën dhe thotë që “ai do të na hynte në punë, por ky nipi është një tip i keq”. Moisiu i thotë që “nuk i intereson nëse është tip i keq apo jo”. Sabi i thotë që “e rëndësishme është që të mos i bëjë pyetje dhe të mos përmendë emra dhe se akoma më me rëndësi është të mos i dalë emri që i dhanë paratë atij”. Moisiu i thotë që “jo, dhe se nuk beson se do të ndodhë”. Sabi përsërit që ka frikë se mos nipi flet me të tjerë që i ka dhënë para atij (përmend emrin e Saimirit)”, thuhet në dosjen e prokurorisë italiane.
Florian: Sot më ka thirrur në Tiranë Shefi i madh
Në datë 6 tetor 2013 Moisi Habilaj që ndodhet në Katania flet në telefon me vëllanë Florian që ndodhet në Shqipëri. Ky i fundit e informon se është thirrur në Tiranë nga “shefi i madh”, të cilit nuk ia përmend emrin. Hetuesit italianë nuk e kanë identifikuar akoma, edhe pse kjo fjali lë të nënkuptohet se banda e Moisi Habilajt kishte një nivel të lartë që e drejtonte nga kryeqyteti.
Florian Habilaj – Cfarë po bën?….ej, më dëgjon
Moisi Habilaj – C’ thuhet? C’ behet? Femijet mirë?
Florian Habilaj – Hic , mirë, gjithcka në rregull
Moisi Habilaj – E mbylle?
Florian Habilaj – Po , po.. do të dërgoj targat dhe anulimin e Porsch me to
Moisi Habilaj – Po kur do të mi dërgosh?
Florian Habilaj – t’ I ka dërguar, vëlla.. nuk e di kur, më telefonoi , nuk të tha?
Moisi Habilaj – Mere në telefon dhe pyete se me kë ti ka dërguar , kështu që nesër dërgoj atë që të presë autobusin
Florian Habilaj – ok, ne rregull
Moisi Habilaj – C’ thuhet tjetër?
Florian Habilaj – Asgjë, dje mbrëma u nisa për në Tiranë dhe sapo mbërrita , këtu në Fier (qytet rreth 35-40 km larg vlorës)
Moisi Habilaj – Po c ne?
Florian Habilaj – Më kërkoi “shefi I madh”
Moisi Habilaj – Cfarë donte?
Florian Habilaj – Asgjë, , për këto… për situatën
Moisi Habilaj – Ah, fole kokë më kokë me të? ( fole ballë për ballë)
Florian Habilaj – Po, me priti në 11.30, më paguan/ dërguan taksinë
Moisi Habilaj – Po cfarë të tha?
Florian Habilaj – më tha, “cfarë janë këto”… cfarë…. Si janë punët? I thashë “ kështu kështu” ( nëkupton që I ka shpejguar gjithcka fill e për pe)
Moisi Habilaj – qe do të thotë?
Florian Habilaj – I thashë që ne nuk… mos u dëshpëro / mos u shqetëso….. është cështje orësh ( në kuptimin që nuk zgjat shumë ), mos e mendo më gjatë
Moisi Habilaj – , ah, po, por duhej t’i thoje që ne nuk kemi faj , këtë duhej t’I thoje
Florian Habilaj – po i a thashë që ne nuk… por hic…. Më tha: “ata e kanë bërë qëllimisht, që unë (shefi) t’I thërrisja, shpjegoi
Moisi Habilaj – Po, .. edhe ne e kuptuam…. Nda nuk e shqetësuam (bezdisëm shefin)
Florian Habilaj – edhe ne e morëm vesh.. dhe më tha.. “unë e thërrita dhe I thashë: nuk duhet të përfshiheshe ne lojërat e (cështje) fatit”
Moisi Habilaj – e kishte thirrur atë (nënkupton një person të tretë)?
Florian Habilaj – E kishte thirrur ky? …. ‘’ shefi I madh’’ e kishte marë në tel… më dëgjon?
Moisi Habilaj – po, më thuaj , vëlla
Florian Habilaj – e kishte marrë ne telefon dhe I kishte thënë se nuk duhet te ishte përfshirë (nenkupton ndoshta para’, kapitale të përbashkëta) në lojërat e fatit
Moisi Habilaj – Po
Florian Habilaj – ai I ishte përgjigjur duke u justifikuar , jo këtej e jo andej…. “janë për të tjera gjëra (biznese, flet gjthm për para ) … “përsa i përket gjërave të tjera (në kuptimin për të ecur shpejt”… I kishte thënë (shefi) .-atë që ke për të bërë , bëje shpejt…
Moisi Habilaj – sepse ka humbur kohë… Po… e pastaj?
Florian Habilaj – Asgjë, …. Ai kishte filluar të dridhej dhe kishte ulur zërin
Moisi Habilaj – …. Blasfemi
Florian Habilaj – … megjithatë nuk duhet të shqetësohesh për asgjë’’- më tha në fund ( shefi)… “shko dhe mos e vrit mendjen”
Moisi Habilaj – e ka të qartë ai…
Florian Habilaj – sigurisht qe e ka të qartë, si jo… I thashë…ia thashë të gjitha, Moisi
Moisi Habilaj – Ateherë dakort
Florian Habilaj – ai I tha “ ne s kemi faj…. Na shqetësoi…na shkatërroi të gjithë biznesin” – I thashë (shefit)
Moisi Habilaj – në rregull
Florian Habilaj – me tha’’ shko dhe mos e vrit mendjen” dhe të bëri të fala në mënyrë të vecantë
Maridian: Humba 1.3 ton drogë, si kur humb një fëmijë
Sabah (Z): Sa mirë që shpëtuam… sa mirë!
Maridian: Ça thua
Z: Sepse, nëse ai do të kishte lajmëruar në heshtje, do të na kishin kapur aty.
M: Pastaj ku do të kishim ikur… vetem te mbyteshim… (shan)… për atë i lutesha Zotiti sot: “Zot… të paktën na shpëto ne… sepse ajo (i referohet mallit) iku… të paktën mendo për ne”… i thoja.
Z: Çfarë na bëri ai qelbësirë!
M: Na prishi çdo gjë… na ka dëmtuar
Z: Lëre çfarë dëmi
M: Po kur e shihja atë punë (i referohet mallit ndr) që përfundoi ashtu… Xhaxha… nuk e di… më vinte keq si të ishte një fëmijë
Z: 1 ton e 300 mijë kile ishin
M: Më vinte shumë keq sikur të bëhej fjalë për një fëmijë… e kupton?… që e kapën ata.
Z: Një ton e 300 kile ishin
M: Kur e shihja që e merrnin ata qelbësira në kurriz
Trafikantët: Dua 160 mije euro e i dua të vdekur të tre
Mariglen Alimuçaj: Qelbësirat që na kanë…
Moisi: Na varrosën e na lanë fëmijët në rrugë!… Ua q… do t’i kishim parë kalamajtë tanë burra 20 vjeçarë (nëse do t’i kishin kapur ndr.)… unë kam për të marrë akoma 160 mijë euro nga ky që (inc.le)…
Mariglen Alimuçaj: Ku e ke makinën?
Moisi: Këtë ku do të shkojmë ne poshtë… dhe do i them Anxhelos (e ka për Busaça Angelo , ndr) ti marr ato 160 mijë euro ashtu siç janë dhe i dua të vdekur të tre… të betohem mbi dy fëmijët e mi… i dua të masakruar… 160 plus 100… 260… plus 40… 300… 400 mijë euro… nuk mund t-i bësh asgjë….
Më pas Habilaj Moisi imiton disa persona me siguri me origjinë kataneze duke thënë: Mana Mirere i me figghii… ma morere kistu… ma morere kiddu”! (Duhet te vdesin femijet e mi… duhet te vdese ky… duhet te vdese ai)
Mariglen Alimuçaj: Duhet të mendosh për këta qelbësira… po këta qënkan qelbësira!
Moisi: U q…
Përgjimet në makinën Fiat Bravo, targa DG826NA, në pronësi të Habilajt, ora 12.30 i datës 16.12.2013
Teksa makina është në ecje në bord ndodhen Moisi Habilaj dhe Sabaudin Celaj, i njohur si Sabi.
Moisiu: Do ketë gjetur ndonjë gjë Pippo
Sabi: …po pse e marrin në punë këta?
Moisi: eh..ka dhe një magazinë të vogël këtu
Sabi: po..aty ka një frigorifer të madh
Moisi: ..hera e fundit që e kanë ngarkuar …hera e fundit…
Sabi: ..ehh…po
Moisi: ..shkojmë të marrim ndonjë kostum të përshtatshëm e të mirë për ne
Sabi: ..jo jo…a jemi kushërinj apo ça (qeshin të dy)…sa na kanë mbetur?…1000 euro?…i harxhojmë edhe ato..dua të marr diçka për Artanin
Moisiu: …po jo më, se kemi para…a do të marr ndonjë gjë për ty?
Sabi: …ndonjë veshje serioze
Biseda në orën 12:38:10
Sabi: …do dyfishin…
Moisiu: …ai nuk është dikush që kërkon debat, që të merret me diskutime për shumën…në fakt ai i mendonte thasët me 20…
Biseda në orën 12:41:10
Moisiu: …dhe për paketim duhen përmasat 5×5
Sabi: …i bëjmë nga 5 kg, se i presojmë pastaj
Moisiu: …i bëjmë nga 20
Biseda në orën 12:48:40
Sabi: …më pas shkoj unë vetëm tek karburanti (përmend emrin e grekut Sebastiano)…do i them që do vijmë…por nesër (përgjim i pazbardhur)…do e vendosim në garazh
Moisiu: Çfarë do bëjmë sot?
Sabi: (përgjim i pazbardhur)…do shkojmë…