Prokuroria në mesnatë në Opinion/ Zbardhet biseda e Fevziut me hetuesit

Prokuroria në mesnatë në Opinion/ Zbardhet biseda e Fevziut me hetuesit

437
0

Prokuroria trokiti sërish në Opinion mbrëmjen e djeshme afër mesnatës. Shkak u bënë pamjet e transmetuara live në emision për ngjarjes së Elbasan. Opinion transmetoi në mënyrë ekskluzive momentin e përplasjes së makinës së zv/drejtorit të policisë nga një Audi i blinduar. Në përfundim të emisionit dy oficerë të policisë gjyqësore erdhën në zyrat e televizionit për të sekuestruar pamjet filmike.

Nga këto pamjet të filmuara me celular shkëpusim edhe bisedën mes drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu dhe përfaqësuesve të prokurorisë:

 

Fevziu: Ja ku i kemi pamjet, por celularin nuk ua jap. Po të doni gjë tjetër…po telefonin jo.

 

OPGJ: Kemi marrë celularin e Tan Hoxhës.

 

Fevziu: Po vetë e solla atë (gazetarin Artan Hoxha)…po i fshiu në makinë ai çfarë kishte për të heq

 

Kjo është hera e tretë që prokuroria troket në dyert e emisionit Opinion fill pas mbarimit të tij. Kujtojmë rastin e gazetarit Artan Hoxha, i cili u shoqërua në ambientet e prokurorisë dhe ju sekuestruan celularët një vit më parë (shtator 2016) me pretekstin se ka nxjerr sekretin hetimor për rastin e pilotit italian që ra me avionin në Ishëm.

Po kështu, Saimir Kodra një vit më parë publikoi pamje të ryshfetit në organet e drejtësisë dhe prokuroria erdhi në Opinion për të sekuestruar pamjet në përfundim të emisionit.

/Opinion.al

 

* Shihni pamjet nga sekuestrimi i pamjeve te transmetuara mbremjen e djeshme ne Opinion