Të gjithë kemi dyshime nëse dikush po na thotë të vërtetën apo po na gënjen dhe mundohemi për ta gjetur. Për këtë na vjen në ndihmë një studim që është bërë nga dr. Lillian Glass, eksperte për sjelljen dhe gjuhën e trupit.
Në këtë studim ajo zbulon se në çfarë shenjash duhet të kemi kujdes kur flasim me dikë. Më poshtë po ju rendisim dhjetë shenjat që ju tregojnë se një person po ju gënjen.
- Shenja e parë
E ndryshon shpejtë pozicionin e kokës. Nëse e pyesni drejtpërdrejtë, dhe ai e zhvendosë kokën shpejtë, atë herë po ju gënjen.
- Shenja e dytë
Kur dikush thotë që nuk është e vërtetë, më pas bëhet nervoz dhe e ka të vështirë të marri frymë është e sigurt që po ju gënjen.
- Shenja e tretë
Shpatullat e tij ngrihen dhe zëri bëhet i dobët dhe gjatë bisedës lëviz shumë. Këto janë tregues që po ju gënjen.
- Shenja e katërt
Ka raste në të cilat ai që gënjen tenton të qëndroj pa lëvizur, sepse përpiqet që të ruajë kontrollin në mënyrë që të mos zbulohet, por shpesh e tepron me këtë. Përsërit disa fjalë dhe fraza. Kjo ndodh për shkak se është duke u përpjekur për t’ju bindur ju dhe veten për diçka që nuk është e vërtetë.
- Shenja e pestë
Nëse personi që keni përballë prekë gojën ose e mbulon atë dhe ju tregon shumë histori për të mbuluar dyshimin tuaj, mund të themi se po ju gënjen.