Basha në Elbasan: Në 2009 me zgjodhët deputet, a do më votoni...

Basha në Elbasan: Në 2009 me zgjodhët deputet, a do më votoni si Kryeministër?

420
0

Në qarkun që 8 vjet më parë e çoi në Kuvend si kryedeputet të demokratëve, Lulzim Basha, kërkoi besimin për Kryeministër. Në mitingun përmbyllës, Basha kërkoi votën, pasi u kujtoi premtimin e përmbushur për tunelin. “Këtu kam qenë para 8 vitesh, qershor i 2009 kur premtova se do ta mposhtnim masivin e Krrabës, se do t’ia hanim zemrën dhe do ta shponim tunelin. Tuneli u bë por nuk mbaruam dot rrugën. Herën e fundit më dërguan në Parlament si kryedeputetin tuaj, a jeni gati të më dërgoni kësaj rradhe si Kryeministrin tuaj? Të mbështesni me çdo votë ekipin tonë fitues. Ky entuziazëm duhet të derdhet të dielën në çdo qendër votimi. Me planin tim ekonomik, Elbasani do të jetë dhe zemra e ekonomisë së fortë. Vagonin e rilindjes do ta çojmë tek furrnalta këtu për skrap. Vagoni i rilindjes do të shkojë për skrap por furrnaltën do t’ia ndezë Elbasani. Basha bëri publik para mbështetësve të tij dhe urimin për fitore në 25 qershor të PPE. “Të dielën do merret një vendim i madh, nuk ka të bëj me batuta dhe barcaleta, por me fatet tuaja. Të dielën votohet për ekonominë. Ju që e keni ndarë mendjen tregojuani këto 2 ditë se për çfarë votojmë ditën e dielë. Vetëm PD e ka planin ekonomik me ndihmën e Angela Merkel që bashkë me liderët e PPE teksa mbërrita këtu ka lëshuar një komunikatë ku na uron fitoren e thellë. Ata e dinë dhe e thonë se jemi të vetmin me një plan të besueshëm që na nxjerr nga stanjacioni. Elbasani ka qenë gjithmonë bekim për Shqipërinë dhe mua”.