Edhe për ç’arsye është me rëndësi që prindërit t’u lexojnë fëmijëve nga vegjëlia dhe vogëlushët t’u lexojnë atyre apo para tyre?
* Në këtë mënyrë punohet në preventivën e vështirësisë së leximit.
* Leximi i librit në këtë mënyrë është në qendër të vëmendjes së fëmijës dhe burim i dobishëm dhe përvojë e këndshme.
* Pasuron fjalorin e më të rinjve dhe dijen e tyre të përgjithshme, sepse atë që e lexojnë mund ta lidhin me ato që shohin dhe dëgjojnë përreth vetes.
* Kur prindërit lexojnë me zë, bëhen shembull i mirë i fëmijëve dhe transmetojnë tek ata dashurinë ndaj librit.
* Vogëlushët njihen me gjuhën e letërsisë, e cila dallon nga ajo e përditshmja, gjë që është e rëndësishme për arsimim.
* Derisa dëgjojnë, fëmijët fantazojnë për njerëzit, vendet dhe situatat të cilat nuk i kanë njohur dhe përjetuar.