Si reagoi Elisona kur kuptoi se Donaldi më parë bënte video erotike…

Si reagoi Elisona kur kuptoi se Donaldi më parë bënte video erotike…

404
0

Çifti i eliminuar i kësaj jave në “Big Brother” ka qenë Donaldi dhe Elisona. Menjëherë pasi kanë mbërritur në studio, bashkë me opinionistët kanë nisur diskutimet se cili mund të ketë qenë shkaku i largimit të çiftit. Elisona është shprehur se nuk ishin dhe aq mirë në marrëdhënien e tyre në çift dhe ndoshta mund të ketë qenë ky shkaku. Ervin Kurti, opinionisti i sotëm, ka pyetur Donaldin në lidhje me një video erotike që qarkullon prej ditësh në media, ku mendohet se është pikërisht ai protagonist. Donaldi ka pranuar se është ai personi në video.
“Po, ai jam unë. Ajo video ka 3 vjet. E di që e keni gjetur në site pornografik. Nuk e kam hedhur unë, akoma nuk e kam zbuluar se kush e ka bërë. Nuk mendoja se do e gjenin. Në fund të fundit, unë djalë jam”,- është shprehur Donaldi.

Elisona e ka dëgjuar të gjithë këtë dhe është shprehur se nuk dinte asgjë dhe se pas kësaj nuk po ndihej mirë fizikisht. Pamja e saj tregonte qartë se ishte e shokuar.
“Brenda shtëpisë kuptuam që jemi shumë ndryshe”, u shpreh ajo duke nënkuptuar edhe ndarjen nga Donald