“ALSAR” shtron iftar gjigand për 1000 fëmijë jetim të Qarkut të Tiranës

“ALSAR” shtron iftar gjigand për 1000 fëmijë jetim të Qarkut të Tiranës

730
0

“ALSAR” :  Shtrimi i iftarëve, dhe pakove ushqimore një traditë që ndiqet e pasurohet ndër vite

Mbi 5000 persona  do të përfitojnë  iftar dhe 6000 pako ushqimore  do të shpërndahen  në muajin e Ramazanit

Nga Ilir J. Hoxha 

Me rastin e Muajit të Madhëruar të Ramazanit në kontekstin e ndërmarrjes së nismave për promovimin e vlerave të solidaritetit human dhe përkujdesjes ndaj shtresave të varfra sociale, tashmë të materializuar në një traditë 11 vjeçare Fondacioni ”Alsar”, ka nisur platformën e saj të veprimtarive me karakter social dhe humanitar për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të kategorive sociale në nevojë duke kontribuar sadopak në lehtësimin e vështirësive te tyre ekonomike dhe ne krijimin e një atmosfere festive. Programi i ndihmës dhe solidaritetit human në këtë fazë të parë ne prag te këtij Muaji te Begatë ka startuar me datë 21 maj 2017, ku për gjate 4 diteve radhazi u mundësua dhurimi i 1500 pakove ushqimore ne qytete te ndryshme të vendit, respektivisht për,500 familje të Bashkisë Kukës, 400 familje të Bashkisë Rrogozhinë, 300 familje të njësisë administrative Vorë, 150 familje te komunitetit rom “ Instituti për dinjitet njerëzor ”, Tiranë, 100 familje të fshatit Budull, Njësia administrative Bubq, Krujë, 50 familje të Fshatit Mnik, Njësia administrative Ndroq Tiranë. Ky program u mundësua falë kontributit të ofruar nga Fondacioni i Ndërkombëtar i Ndihmave HASENE – ADEV me qendër në Gjermani, mbështetur dhe në një marrëdhënie bashkëpunimi të suksesshme edhe me drejtuesit e autoriteteve lokale. Në ditët në vijim ky program i veprimtarive të solidaritetit human, do të përvijohet me 4 faza te tjera me synimin që gjatë këtij muaji të përfitojnë ndihma në pako ushqimore 6000 familje në qytete të ndryshme të vendit. Në Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit Shoqata “ALSAR” është në vazhdim të implementimit të projektit të radhës atë që mundëson organizimin e  iftareve me pjesëmarrjen e 5000 personave për individë të familjeve të varfra, fëmijë jetimë, besimtarëve të grupmoshave të ndryshme, dhe studentëve, për t’iu dhënë atyre ngrohtësinë e përkujdesjes dhe mesazhin se janë pjesë e një familjeje të madhe. Në këto ditë të solidaritetit human ndaj familjeve e shtresave sociale në nevojë, shprehje të urimit të mirëseardhjes për këtë muaj të bekuar. në organizimit të iftareve duke shprehur ndjenjat e solidaritetit human dhe të përkujdesjes ndaj shtresave të varfra sociale Shoqata “ALSAR” ka nisur nga qyteti i Tiranës me iftaret e shtruar simbas një grafiku , që do të shtrihet në ditët në vijim jo vetëm në Tiranë por edhe  në qytete të tjera të vendit me një kohëzgjatje gjate gjithë këtij muaji te Bekuar, me synimin për të krijuar ndjenja solidare e atmosferë festive të këtij muaji të mirësive e begative hyjnore. Ditën e sotme (dje) në Betonalen  e qytetit pranë qendrës Tregëtare “Toptani”, Shoqata shtroi një iftar gjigand me pjesmarrjen e 1000 fëmijëve jetim të Qarkut të Tiranës. Organizimi deri në perfeksion i një aktiviteti të tillë nga vullnetarët e Shoqatës “ALSAR” janë një tregues  i një experience të kthyer tashmë në traditë si dhe i asaj se kur punët bëhen me besim, dashuri dhe përkujdesje është e mundëshme të realizohen edhe sipërmarrje të tilla. Aktivitetet në ndihmë të njerëzve në nevojë do të jenë deviza në ditët e Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit, për Shoqatën “ALSAR” .