Shkenca e ka cilësuar prej kohësh si femrën më të bukur në botë për shkak të formave të saj tërësisht natyrale edhe pse jo dhe aq të holluara sa mund të mendojnë femrat që kanë krijuar një tjetër ideal të femrës me trupin perfekt.
Bëhet fjalë për Kelly Brook, e cila është zhveshur tërësisht dhe ka pozuar për kopertinën e një reviste. Ajo e kishte pranuar vetë disa kohë më parë që pesha e saj trupore kishte ndryshuar duke marrë disa kilogramë më shumë, por kjo gjë kaloi sa hap e mbyll sytë.
Modelja 36-vjeçare është kthyer sërish në formë dhe në qendrën e vëmendjes mediatike. Për të treguar se nuk ka asnjë problem me trupin e saj, ajo ka realizuar këtë foto të zhveshur e ka lënë pa fjalë gjithë “thashethemexhinjtë”.