Sinan Hoxha është parë në plazhin e Durrësit duke shitur fara dhe thana. Në fakt bëhet fjalë për një eksperiment që emisioni “1 kafe me Labin” ka vendosur të bëjë. Kështu, VIP-at duhet të luajnë rolin e një njeriu të zakonshëm, e në këtë rast Sinani të një shitësi në plazhin e Durrësit. Sigurisht pushuesit habiten kur një person i famshëm si Sinani lutet që t’i blejnë fara dhe thana.
Në fakt, gjatë regjistrimit të eksperimentit, Sinani rrëfehet se e di shumë mirë ç’do të thotë të shesësh rrugëve, pasi ai ka shitur fara kur ka qenë i vogël për të ndihmuar familjen e tij.
Këtë eksperiencë ai e quan si diçka të bukur falë kësaj pune fisnike. Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme, ku shfaqet Sinani si një shitës në plazhin e Durrësit.
/M.SH/Publialb.com