Aktivistja Alimeta: Kostot që marrin gratë nga politika ndikon në mospjesëmarrjen e...

Aktivistja Alimeta: Kostot që marrin gratë nga politika ndikon në mospjesëmarrjen e tyre

26
0

Bardha Alimeta është aktiviste për të drejtat e njeriut dhe për barazinë gjinore. Njëkohësisht ka qenë kandidate për deputete në periudha të ndryshme. Aktualisht është përgjegjëse e Pallatit të Kultures “Sadi Halili” Librazhd, ku edhe jeton. Sipas saj, mungesa e modelit të grave përfaqësuese, zhgënjimi nga humbja dhe kostoja që marrin gratë dhe vajzat nga politika, janë disa nga faktorët që kufizojnë pjesëmarrjen e tyre në politikë. Në një intervistë për Vizion.com.al, zonja Alimeta thotë se është hasur me dhunën gjatë karrierës së saj, pasi mentaliteti shqiptar është tepër maskilist.

 

Cila është një nga barrierat kryesore për të patur mundësi të barabarta në politikë?

 

Formimi i vetë gruas , suporti në familje nëse nuk ka përkrahjen e saj nuk arrin as të kandidoj.

Cilët faktorë ndërveprojnë për të kufizuar pjesëmarrjen e grave në zgjedhje?

Modeli përfaqësues i grave në politikë, nëse nuk gjen modele të frymëzohesh. Zhgënjimi nga humbja shumë raste gratë me imazh të mirë kanë patur fat të mos zgjidhen. Kostoja që merr nga politika është tepër e rëndë, shumë herë denigruese .

A është financimi pengesë për pjesëmarrjen politike të grave?

Jo dhe aq sa ka të bëj me mënyrën si është qasja e fushatës, burrat kanë një solidaritet më të madh me njëri- tjetrin dhe ndryshe nga vendet e tjera në vendin tonë zgjedhjet janë qoka.

Jemi në 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore. Jeni përballur gjatë punës tuaj me dhunën me bazë gjinore në politikë?

 

Ka ndodhur. Pasi mentaliteti është shumë maskilist po dhe ekstremist do thoja o me ne o me ata . Nuk ka mendim ndryshe.

Në këndvështrimin tuaj, cilat janë pozitat sot të grave dhe vajzave në politikë?

 

Gruaja për mua shërben ende fasadë, nuk ka fuqi është thjesht e varur nga lideri mashkull që vetë i zgjedhim.

Sot gratë dhe vajzat përballen me të gjitha llojet e dhunës. A mendoni se është bërë mjaftueshëm për ta parandaluar dhunën me bazë gjinore në shoqërinë tonë?

 

Jane bere mjaft perpjrkje po per mua skane arritur dot ku duhet jane hapë të vegjël, gjithësesi kodi zgjedhor rriti kuotat gjinore po nuk mjafton vetëm pjesmarrja. Gruaja duhet të ketë forcë vendimarrëse e për çështjet gjinore duhet të kaloj kufijtë politikë dhe duhet të përkrah nismat gjinore. Shoqëria jonë sot ka humbur ekulibrin dhe faktorët janë social-kulturorë, ekonomikë etj mbi të gjitha mungesa e zbatimit të ligjit në shume raste.

Intervistoi: Eglantina Alliaj

-Ky shkrim publikohet në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, me mbështetjen e Rrjetit “Barazi në Vendimmarrje”.