“Për ty koha ka ndalur!”, rishfaqet në skenë Xhoana Nano, dhe mund...

“Për ty koha ka ndalur!”, rishfaqet në skenë Xhoana Nano, dhe mund të themi që duket në superformë

236
0

Janë shkëputur prej vitesh dhe tashmë, e kanë rindërtuar jetën e tyre në Vjenë të Austrisë.

Por së fundi bashkëshortja e ish- kryeministrit Fatos Nano, Xhoana, është rikthyer në atdhe ku ka festuar dhe 50 vjetorin e lindjes.

Ka qenë artistja e njohur shqiptare e make up-it, Lili Ismaili që ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” një foto të zonjës Nano ku e uron për ditën e saj të lindjes.

“Happy birthday. Koha  ka ndaluar për ty”, shkruan ajo në krah të fotos, dhe vërtet, kjo është e para gjë që i shkon ndërmend çdokujt kur shikon këtë foto: Vitet duket sikur nuk kanë asnjë efekt mbi të!

Xhoana dhe Fatos Nano lidhën kurorë në 9 nëntor 2002, pas ndarjes së tij nga bashkëshortja e parë, Rexhina.