PS mbyll fushatën në Tiranë, Veliaj: Me bashkëpunim dhe bashkim çojmë kryeqytetin dhe vendin përpara

Partia Socialiste e Shqipërisë ka mbyllur sot fushatën e gjelbër në Tiranë. Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj dhe kryeministri, Edi Rama të rrethuar nga mijëra qytetarë të kryeqytetit, thanë se ka vetëm një skuadër që nuk i ka ndarë kurrë njerëzit, por vetëm i ka bashkuar dhe ajo është Partia Socialiste e Shqipërisë që e ka çuar vendin vetëm përpara.

“Kjo është energjia e bukur e Tiranës, kjo është dashuria e madhe e qytetit tonë, e kryeqytetit të gjithë shqiptarëve, që është gati për fitore, për ta çuar përpara me Tiranën dhe me Partinë Socialiste të Shqipërisë. Faleminderit nga zemra që e keni stërmbushur këtë Park Olimpik, faleminderit nga zemra atyre që në pamundësi për të qenë brenda janë jashtë dhe po na ndjekin nga një ekran, faleminderit nga zemra atyre që na kanë ndjekur nga shtëpia, faleminderit nga zemra atyre që na kanë dhënë dashuri, që na kanë dhënë mirësi, kurajo në këtë fushatë kaq të bukur! Në këtë fushatë ku Edi Rama dhe Partia Socialiste vendosën që të mbjellin pemë aty ku mbillej përçarje, vendosën të bashkonin njerëzit, aty ku fushata i ndante, vendosën që ta çojnë Tiranën dhe Shqipërinë përpara, vetëm përpara. Në 2019 kishte shumë njerëz që thanë: Ky është një mandat i lehtë. Nuk pati një garë të vërtetë dhe në 2019, edhe ne menduam që ishte një betejë e lehtë. Nuk e mendonim kurrë që do të vinte një tërmet katastrofik, nuk e mendonim kurrë që do vinte një pandemi që i ndodh botës një herë në 100 vjet, por gjithashtu nuk e mendonim kurrë që me Edin dhe Partinë Socialiste do ngriheshim më të fortë e më të bashkuar se kurrë”, tha Veliaj.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *