Horoskopi javor i Paolo Fox, 14 deri më 20 nëntor 2022 për...

Horoskopi javor i Paolo Fox, 14 deri më 20 nëntor 2022 për të 12 shenjat e zodiakut

671
0

Horoskopi i Dashit

Tre yje për Dashin. Në dashuri, edhe kjo javë që po nis duket të jetë ende e turbullt, por mos u shqetësoni sepse shumë shpejt do të bëhet më mirë. Thjesht përpiquni të kuptoni nëse gjysma tjetër ia vlen, nëse ky person jua përcjell edhe ai/ajo ndjenjat tuaja, por mos jini debatues. Kujdes duhet të bëni gjatë fundjavës. Në punë mund të keni marrë tashmë një konfirmim, por ka nga ata që e kanë zili atë që bëni. Dhe kjo mund t’ju pengojë në një farë mënyre!

 

Horoskopi i Paolo Fox Demi

 

 

 

Tre yje për shenjën e Demit. Afërdita është në dizavantazh me shenjën tuaj deri të mërkurën, ndaj ndonëse gjërat në dashuri po shkojnë mirë, duhet të bëni pak durim. Kini kujdes që, nëse lidheni me njerëz në distancë të largët ose tashmë të zënë, të qartësoni zemrën tuaj. Në punë vijnë propozime, por kujdes me paratë: ndonjëherë nuk dini si t’i menaxhoni financat!

 

Horoskopi i Binjakëve

 

 

 

Katër yje për shenjën e Binjakëve. Ju mund të merrni frymë të lehtësuar sepse tani dashuria po fillon të mbushë ditët tuaja. Marsi ka nisur një tranzit të bukur dhe takimet janë të favorizuara: përpiquni të ecni përpara nëse ju pëlqen dikush, veçanërisht mes të martës dhe të mërkurës. Në punë po vijnë lajme të mira, por ju jeni të lodhur sepse keni shumë përgjegjësi dhe angazhime për të mbuluar!

 

Horoskopi i Gaforres

 

 

 

Katër yje për shenjën e Gaforres. Po ndizeni nga dëshira që ta lini veten të rendë pas dashurisë. Ndërsa tani takimet e reja janë të rëndësishme, edhe ju po ndjeni nevojën për të gjetur një person që duhet të jetë shpirti juaj binjak. Hëna është në anën tuaj dhe nuk mund të kërkoni asgjë më të mirë. Në punë, së shpejti do të nisë një projekt i ri sepse marrëveshjet janë më të lehta për t’u bërë!

 

Horoskopi i Luanit

 

 

 

Tre yje për shenjën e Luanit. Në dashuri ka ende pak hutim: do të dëshironit ta lini veten të ecë me rrjedhën, por nuk po mundenj të gjeni personin e duhur. Përpiquni të qëndroni të qetë: një surprizë do të vijë edhe për ju, herët a vonë. Në punë ka nga ata që nuk janë sjellë shumë mirë me ju dhe ndjeni nevojën për shpagim. Sidoqoftë, nuk duhet të zemëroheni kaq shumë!

 

Horoskopi i Virgjëreshës

 

 

 

Pesë yje për shenjën e Virgjëreshës. Në dashuri duhet të bëni pak durim, të sqaroheni dhe të kuptoni nëse kushdo që ju pëlqen jua kthen reciprokisht ndjenjën tuaj. Në punë duhet të qëndroni të qetë dhe t’i mbani larg armiqtë. Gjithsesi nuk ka vend për panik, ju jeni shumë të shkathët dhe dini gjithmonë të ngriheni dhe të përballeni me problemet!

 

Horoskopi i Peshores

 

 

 

Tre yje për shenjën e Peshores. Pjesa e dytë e nëntorit është sigurisht më e mirë për çështjet e zemrës, por të shtunën dhe të dielën e kësaj jave gjithçka do të jetë konfuze për ju. Jeni pak i mërzitur, ndoshta nuk keni gjetur personin e duhur, por nuk keni pse të dëshpëroheni. Në punë, diçka e këndshme do të mbërrijë brenda pak ditësh. Thjesht duhet të kuptoni se si të lëvizni dhe të zgjidhni më të mirën për jetën tuaj!

 

Horoskopi i Akrepit

 

 

 

Pesë yje për shenjën e Akrepit. Afërdita është në anën tuaj dhe tani ndjeni nevojën të hidheni me kokë në një histori, të harroni të kaluarën dhe të mendoni për të ardhmen. Takimet e reja janë të favorizuara, por më mirë të mos u përfshini të martën dhe të mërkurën. Në punë propozimet janë fituese edhe për rishtarët. Qëndroni të qetë se gjithçka do të funksionojë!

 

Horoskopi i Shigjetarit

 

 

 

Pesë yje për shenjën e Shigjetarit. Epo në dashuri, historitë që kanë lindur tani mund të bëhen të rëndësishme, veçanërisht nga e mërkura kur Venusi do të jetë në anën tuaj. Lëreni veten të hidhet tek emocionet dhe energjia pozitive. Në punë duhet të gjeni zgjidhje sepse tani gjërat duken mirë dhe kontaktet janë shtuar. Një lajm i mirë së shpejti do të trokasë në derën tuaj!

 

Horoskopi i Bricjapit

 

 

 

Pesë yje për shenjën e Bricjapit. Lëreni veten të shkojë drejt dashurisë së sinqertë, edhe nëse së shpejti mund të lindin disa shqetësime me ata që kanë lindur në shenjën e Dashit ose Peshores. Mundohuni të qëndroni të qetë sepse rrezikoni të humbisni mundësi të mira. Në punë, yjet në funksion të vitit 2023 janë të shkëlqyera: lajmet janë aty, ndryshimet do të vijnë së shpejti. Edhe sikur lodhja, siç është normale, të ndihet!

 

Parashikimet për Ujorin

 

 

 

Katër yje për shenjën e Ujorit. Venusi është në dizavantazh me shenjën tuaj edhe për disa ditë të tjera, ndaj duhet të qëndroni të qetë. Sidomos kur ju kap një dell për të hedhur poshtë gjithçka, kujdes të martën ose të mërkurën. Gëzohuni, sepse megjithatë, të premten, diçka mund të ndryshojë pozitivisht. Në punë, përpiquni të mendoni përpara se të nisni një projekt dhe kushtojini vëmendje parave. Idetë janë aty dhe kënaqësitë do të vijnë gjithashtu, madje atëherë kur nuk e prisni!

 

Horoskopi i Peshqve

 

 

 

Katër yje për shenjën e Peshqve. Nuk ka më konfuzion në dashuri, tani më në fund keni vetëdijen e duhur. Por ju, duhet të harroni të kaluarën dhe të vazhdoni të ecni përpara. Në punë do të arrini të merrni përgjigje nga mesi i dhjetorit, ndaj duhet të bëni durim pa qenë nevoja të zhyten në dëshpërim. Kini kujdes të mos bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë midis të enjtes dhe të premtes!