Askush nuk është i mbrojtur në një shoqëri të çmendurish! Nga Edlira...

Askush nuk është i mbrojtur në një shoqëri të çmendurish! Nga Edlira Çepani

292
0

Psikopatët kriminelë nuk shohin nga sytë, as per pozicion, as për gjini, as për pushtet, as për pasuri, ndaj nëse duam që të kemi siguri jete, TE GJITHE ne duhet të bëjmë diçka për të mos krijuar edhe më shumë psikopatë se ç’kemi!

Prindërit punën e vet duke i edukuar fëmijët si njerëz e jo si egërsira;

Mësuesit duke i edukuar me qytetari e jo duke i egërsuar me dhunë të mëtejshme;

Media duke mos promovuar krim, egërsi dhe kotësira, por duke promovuar vlera;

Politika duke bërë ligje, vendime e politika që hedhin hapa konkrete e jo pallavra, tendera e sherre teatrale nga mëngjesi në darkë;

Drejtesia duke dhënë vendime të drejta e jo idiotësira të tipit për dhunë në familje del nga burgu për 1 vit;

Psikologët e punonjësit socialë duke punuar seriozisht me njereëzit;

Shoqëria civile duke mbështetur shërbimet e ndërgjegjësimin;

Policia duke mos u marrë me domate e me gjoba, por duke mos lënë njerëz të armatosur pa pikë problemi rrugëve;

E mbi të gjitha, njërezit e shoqëria, duke mos shtyrë e edukuar dhunë për idiotësira, duke mos heshtur, duke mos promovuar të fortin e duke mos shkelur të dobëtin, duke ndihmuar njër-i tjetrin, duke mos harruar që ASKUSH nuk është i mbrojtur në një shoqëri të dalë nga binarët! ASKUSH! Vetëm nëse secili ndërgjegjësohet e bën punën e vet, atëherë do jemi të gjithë më të sigurt!”

P.s. Ky eshte nje status i para disa viteve qe ma kujtoi facebook – gjerat po perkeqesohen edhe me shume, sepse ende shume pak po bejne pjesen e tyre ashtu siç duhet…