Ema Andrea shprehet e pikëlluar “Më vjen keq që vendi ynë di të shohë vetëm politikë dhe reality show”

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, por mbrëmë emisioni tërësisht politik, “Open”, i dedikoi një puntatë të tërë reality show-t “Big Brother Vip”. Ndër të ftuarat e panelit ishte edhe Ema Andrea, e cila është shprehur kundër këtyre lloj formateve televizive. Ndër të tjera ajo replikoi ashpër me Ilir Shaqirin, duke e cilësuar dëshpërues faktin që një artist duhet të futet në një format të tillë për të promovuar vlerat e veta.

 

“Po më vjen keq që vendi ynë di të shohë vetëm politikë e “Big Brother” dhe pse është jeta jonë kaq mediokre. Kjo më duket situatë e dëshpëruar në përgjithësi. E vërteta është që të premten, Teatri nuk kishte spektatorë sepse të gjithë donin të shihnin se si ha, pi e një njeri që është mbledhur për të bashkëjetuar në një shtëpi. Të jesh hero nuk është fjala e duhur.

 

Nuk përfshihet rasti i Ilirit se është një artist për të cilën Shqipëria nuk ishte aq e interesuar. Jam me Ilirin për atë që e njoh si profesionist dhe jo se ka qenë në një format televiziv apo për shkollën që kam hapur. Edhe formatin e fitoi një person që ia ka vlejtur ta ketë këtë famë dhe është dëshpëruese që një person të shkojë për të promovuar vlerat e veta.”-tha ajo.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *