Dyshja, Sarah Berisha dhe DJ PM i kanë përmirësuar sërish raportet. Blogerja dhe kosovari kanë filluar të flasin sërish me njëri- tjetrin, pas një keqkuptimi që ndodhi mes tyre ditë më parë. Tashmë i janë kthyer normalitetit dhe sjelljeve të zakonshme siç ishin më parë.
Madje sot mëngjesi i DJ PM ka nisur me një puthje nga Sarah.
Teksa, mbrëmë Pajtimi ka biseduar me këngëtaren kosovare, Fifin , lidhur me raportin me Sarën duke i thënë se nuk do që të nxitohet me veprimet drejt saj.