97-vjeçari takohet me të dashurën e tij franceze 75 vite pas takimit...

97-vjeçari takohet me të dashurën e tij franceze 75 vite pas takimit të parë

444
0

Në mes të Luftës së Dytë Botërore, një ushtar i ri amerikan ra në dashuri me një vajzë franceze 18-vjeçare, në kohën që po qëndronte në fshatin e saj të vogël.

75 vite më vonë, KT Robbins, tashmë 97-vjeçar, është bashkuar më në fund me femrën të cilën e adhuroi vetëm në foto.

Robbins ishte 24 vjeç kur e pa për herë të parë Jeannine Ganaye, e cila sot është 92 vjeç. Çifti ra në dashuri, por dy muaj më vonë ushtarit iu komunikua se duhej të largohej nga fshati për të luftuar diku tjetër.

“I thashë që ndoshta do të kthehesha ta merrja, por nuk ndodhi kështu”, tha Robbins për “France 2”.

“Kur iku me kamion, isha shumë e trishtuar. Do doja që pas luftës të mos ishte kthyer në Amerikë”, u shpreh Jeannine, e cila në vitin 1945 nisi të mësonte anglisht me shpresën se Robbins do të kthehej një ditë për të.Por, Robbins u kthye në Amerikë dhe u martua me Lillian, gruan e tij prej 70 vitesh, e cila vdiq në vitin 2015, në moshën 92-vjeçare.

Edhe vajza franceze u martua në vitin 1949 dhe u bë nënë e 5 fëmijëve.

Gazetarët vendosën që t’i bashkonin dhe kur u takuan në azilin e Jeannine, Robbins i tha që gjithmonë e kishte dashur dhe se kurrë nuk i kishte dalë nga zemra. Ajo e pyeti se pse nuk kishte ardhur më përpara, duke marrë këtë përgjigje: “Kur martohesh, disa gjëra nuk i bën dot më”.