Vrasja e vajzës dhe dhëndrrit nga babai, rrënqeth e afërmja: Jetët tona...

Vrasja e vajzës dhe dhëndrrit nga babai, rrënqeth e afërmja: Jetët tona nuk do të jenë më kurrë njësoj

704
0

 

Ngjarja tragjike e ndodhur në familjen shqiptare në Australi në prag të Vitit të Ri ku babai Osman Shaptafaj ka vrarë vajzën e tij dhe dhëndrrin, Lindita dhe Veton Musai, i ka tronditur të gjithë.

 

Dy të rinjtë ishin martuar një vit më parë dhe arsyeja që e ka shtyrë babain drejt këtij akti makabër ka qenë mospranimi i largimit të vajzës. Një postim prekës mbi këtë ngjarje është ai i të afërmes Fatima Musai, e cila teksa publikon foton e tyre shkruan fjalë të ndjera.

 

“Jam plotësisht pa fjalë. Ne kemi humbur djalin tonë me sy blu. Jetët tona nuk do të jenë më kurrë njësoj tani. Vëllai im i mrekullueshëm, si do ta përballojmë ne këtë? E vetmja gjë që më qetëson është të di se ti ike së bashku me Linditën, me dashurinë e jetës tënde. Një dashuri që ishte aq e rrallë. Ju do të jeni përgjithmonë në zemrën time, nuk mund të pres ditën kur të gjithë do të jemi bashkë përsëri. Të dua “cuca””.