7 emrat që zyrtarizohen si kandidatë për Bashkitë, zbulohet axhenda e Kongresit...

7 emrat që zyrtarizohen si kandidatë për Bashkitë, zbulohet axhenda e Kongresit të Partisë Socialiste

530
0

Është zbuluar axhenda e Kongresit Kombëtar të PS-së që do të mbahet në datën 23 Mars 2019. Në këtë kongres pritet që të zyrtarizohen dhe 7 kandidatë për Bashkitë e vendit, mes tyre dhe Pjerin Ndreu në Lezhë dhe Erion Veliaj në Tiranë.

 

Nën moton Bashkia që duam, PS do të zyrtarizojë dhe kandidatët e mëposhtëm:

 

Kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi,

 

Kryetari i Bashkisë Korçë Sotiraq Filo,

 

Deputeti i Lezhës Pjerin Ndreu,

 

Kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli

 

Kryetari i Bashkisë Roskovec Majlinda Bufi

 

Prefekti i Qarkut Elbasan Gledian Llatja

 

Si dhe Erion Veliaj per Tiranen

 

Axhenda:

 

08.30 – Rregjistrimi i delegatëve

 

09.45 – Përfundimi i hyrjes së delegatëve

 

10.00 – Hapja e Kongresit. Seanca e Parë.

 

Fjala hyrëse nga Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant  Balla.

 

Bashkëqeverisja me Njerëzit:

 

Zëvendës Kryeministri Erjon Braçe

 

Ministri Drejtësisë Etilda Gjonaj

 

Dëshmitarë të shumë rasteve suksesi të bashkëqeverisjes me njerëzit

 

Puna e Qeverisë për Bashkitë që Duam. Prezantime sektoriale:

 

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Cuci

 

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku

 

Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirlliu

 

Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini

 

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi

 

Ministri i Kulturës Elva Margariti

 

Shqipëria në Bashkimin Europian:

 

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Caka

 

Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali

 

Miratimi i Deklaratës së Kongresit

 

12.00 – Seanca e Dytë

 

“BASHKIA QE DUAM” – Tirana

 

Fjala hyrëse nga Kryetarja e PS Tiranë Blerina Gjylameti.

 

Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe prezantimi i listës së kandidatëve të PS për anëtarë të Këshillit Bashkiak Tirane

 

Fjala e Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të PSSH EDI RAMA

 

13.30 – Përfundimi i Seancës së Dytë

 

15.00 – Seanca e Tretë e ndarë në tre panele.

 

Bashkitë që Duam për Shqipërinë që Duam – Pallati i Kongresve

 

Edukim Cilësor dhe Punësim për të Rinjtë – Pallati i Kongresve

 

Reforma Zgjedhore dhe Vota e Emigrantëve – Hotel Sheraton

 

17.00 – Mbyllja e punimeve.