60 mln lek për një punë që kushton 10 herë më pak,...

60 mln lek për një punë që kushton 10 herë më pak, Qendra Sportive Kuqezi padi në gjykatë për faturën e majme të gruas së Gjiknurit

374
0

QSKZ (Qendra Sportive Kuqezi) ka bërë këto ditë një padi në gjykatë për të shfuqizuar ekzekutimin e një fature të majme, pasi ka konstatuar një anomali. Gazeta Mapo, ka mësuar se kemi të bëjmë me një rast të paprecedentë.

 

Sipas asaj që Qendra ka konstatuar, Federata, ish-administratori i saj, ndaj të cilit është bërë kallëzim penal, ka firmosur për të paguar shoqërinë ku është bashkëpronare bashkëshortja e Gjiknurit, Rovena Agolli, me një shumë prej 60 milionë lekësh, për një punë që kushton 10 herë më pak.

 

Screenshot_2-1

 

Një nga gjërat më të çuditshme që ka konstatuar qendra me administrator, Bardhyl Minxhozin, është se fatura e paguar ndaj shoqërisë, prej federatës, ka të dhëna të pabesueshme.

 

Eshtë vendosur të shlyhen 4268 orë pune për dy ekspertë, për një muaj kontratë. Pra me një matematikë të thjeshtë, i bie që ekspertët të dy bashkë kenë punuar 142 orë në ditë, dhe secili, 71 orë në ditë.

 

Padia në Gjykatë:

 

1

Qendra Sportive Kuqezi, ka vendosur ta atakojë në gjykatë këtë abuzim, sic e quan ajo në padinë e ngritur, dhe ndërkohë ish-administratorin Prodani që ka kryer veprimet e ka kallëzuar penalisht. Po ashtu, në kërkesën drejtuar gjykatës, janë listuar edhe parregullsi të tjera që ata kanë hasur.

 

2

Duhet saktësuar se pagesa ende nuk është bërë dhe shoqëria ku është pronare Rovena Agolli, i ka dërguar Federatës faturën dhe i ka kërkuar Përmbarimit zbatimin e kontratës dhe marrjen e parave./ Mapo.al