6 ndryshimet, zbulohen formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Islandës

6 ndryshimet, zbulohen formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Islandës

414
0

Gjashtë futbollistë pritet të jenë ndryshe nga përballja e fundit me Francën. Në stol do të ulen Mavraj, Roshi, Abrashi, Ramadani, Uzuni dhe Balaj. Mavraj i lë vendin Dermakut në qendër të mbrojtjes.
Skema e lojës është sigurisht e njëjta, 3-5-2, por me Lenjanin dhe Hysajn nga krahët, bëhet fjalë për një ekip që do të ketë jo vetëm detyra mbrojtëse, por edhe qartësi dhe agresivitetin e duhur për të sulmuar vazhdimisht. Trajneri ka vendosur që në linjën e majtë të rikthejë titullar Ermir Lenjanin, futbollisti që po kalon formë të shkëlqyer në Zvicër.

Hysaj në të djathtë dhe Gjimshiti e Ismajli do të mbajnë peshën e prapavijës, përpara Thomas Strakoshës. Në mesfushë, trajneri duket se ka vendosur të konfirmojë titullar vetëm Keidi Baren, për të cilin shprehu elozhe edhe pas Francës. Përkrah fierakut, Gjasula dhe Memushaj pritet të kenë peshën e vendosjes së ekuilibrave.

Në sulm, pritet autori i golit të nderit Sokol Cikalleshi dhe sulmuesi që vjen me dy gola radhazi me kuqezinjtë. Përkrah tij, Manaj duket i avantazhuar, duke marrë në konsideratë edhe energjitë që shpenzuan dyshja Balaj-Uzuni në transfertën franceze.