500 mijë euro dhe… Si funksiononte grupi i fajdeve në Shkodër

500 mijë euro dhe… Si funksiononte grupi i fajdeve në Shkodër

385
0

Prej kohësh mbaheshin nën përgjime. Sipas Prokurorisë së Shkodrës është goditur një grup kriminal që merrej me dhënie hua, jashtë sistemit bankar, në shuma të konsiderueshme. “Dhënia hua e këtyre shumave është për interesa shume të larta që vardojnë nga 3%-20% në jave nga ana e personave te implikuar. Gjatë hetimit të kryer rezultoi përvetësimi nga ana e te dyshuarve te disa pasurive te luajtshme, automjete të regjistruara në emër te tyre dhe pasurive te paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), prona për të cilat kishte kaluar pronësia ne emër të të dyshuarve”, thekson prokuroria. Në përgjime kanë rënë 22 persona, ndërsa në pranga kanë përfunduar 11 persona, mes tyre ish-kancelari në Gjykatën e Shkodrës. 4 të tjerë janë shpallur në këkrim, ndërsa janë pezulluar nga detyra një notere dhe një efektiv policie.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një numër i madh automjetesh, vlera te konsiderueshme monetare (rreth 500.000 euro), aparate celulare etj.