5- Vjet Avokat i Popullit/ Letra e z. Igli Totozani drejtuar qytetarëve...

5- Vjet Avokat i Popullit/ Letra e z. Igli Totozani drejtuar qytetarëve shqiptarë

675
0

“Mandati im 5-vjeçar në detyrën e Avokatit të Popullit ka përfunduar. Për mua personalisht kjo ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme, si nga pikëpamja profesionale ashtu edhe nga ajo njerëzore. Jam përpjekur që gjatë punës time të përditshme, por edhe të të gjithë stafit të institucionit të Avokatit të Popullit, të orientohem drejt zgjidhjes së halleve dhe shqetësimeve të atyre, që pësuan padrejtësi. I qëndruam pranë grupeve më vulnerabël: te varferve, romëve,  personave me aftesi  te kufizuara , të pastrehëve, minoriteteve, femijeve, grave viktima te dhunes ne familje etj. Puna e bërë në këto vite jo vetëm që nuk ka qenë e thjeshtë, por shpesh jemi ndeshur me vështirësi të mëdha. Kërkuam njohjen e minimumit jetik, u fokusuam te ndihma ekonomike, te aksesi i te  varferve ne sherbime publike sikunder energjia elektrike apo uji i pijshem,  Arsim, Shendetesi, mbrojtje te te drejtave në punë te punemarresve, etj. Jam i bindur që nuk kemi arritur t’i zgjidhim të gjitha ankesat që na janë adresuar dhe për këtë ju kërkoj ndjesë, sikundër pohoj se janë me mijëra rastet ku kemi ndërhyrë me rekomandime dhe ja kemi dalë mbanë. Ndonëse nuk do të jem më në krye të një institucioni që ka për detyrë mbrojtjen, respektimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut, ju garantoj se nuk do të tërhiqem asnjëherë nga ky mision fisnik, tanimë si një qytetar i thjeshtë, por me një eksperiencë tepër të vlefshme. Do të jem gjithmonë në krahun tuaj, në krah të njerëzve me te pambrojtur dhe në nevojë”.

 

Cilat janë arritjet e Igli Totozanit?

Gjatë mandatit 5-vjeçar të z. Igli Totozani si Avokat i Popullit, u finalizua një volum i madh pune.  Kështu gjatë 5 viteve u trajtuan:

Ankesa gjatë viteve 2012-2016                            22.209

Raporte të veçanta drejtuar Kuvendit                   34

Rekomandime Legjislative 2012–2016                 110

 

Raste me Inisiative                                                951

Inspektime                                                             688

Këshillime Verbale+Shkresore                              7805

Ligje te permiresuara me kontributin e AP             30                                                                                               

 

  1. Igli Totozani u zgjodh në detyrën e Avokatit të Popullit të Republikës së Shqipërisë në muajin Dhjetor 2011, nga një votim me shumicë të cilësuar, në Parlament. Në këtë 5 vjeçar Avokati i Popullit, z. Igli Totozani dy herë me radhë me vota unanime u zgjodh President i Organizatës Ndërkombëtare të Ombudsmanëve të Mesdheut (AOM) në Qershor 2014 dhe në Mars 2016.

Qershor 2012

Avokati i Popullit z.  Igli Totozani zgjidhet anëtar i Këshillit Administrativ i Shoqatës së Ombudsmanëve të Mesdheut (AOM).

Maj 2013

  1. Igli Totozani, zgjidhet ne Kombet e Bashkuara ne Gjeneve anëtar i dy bordeve: Bordit të Rrjetit Rajonal Europian dhe Bordit Drejtues të Komitetit Ndërkombëtar për Koordinimin e Institucioneve Kombëtare të Drejtave të Njeriut.

Maj 2013

I jepet çmimi “Aleati i Vitit LGBT 2012” nga Organizatat e shoqërisë civile “Aleanca Kunder Diskriminimit” dhe “Pro LGBT”.

Nëntor 2013

 

Avokati i Popullit të Shqipërisë, z. Igli Totozani zgjidhet Anëtar i Këshillit Administrativ të Shoqatës së Ombudsmanëve dhe Mediatorëve Frankofonë, (AOMF).

Prill 2014

I jepet titulli “Romanipe Honoris Causa”, nga Instituti i Kulturës Rome, duke e njohur si anëtar nderi i komunitetit rome dhe si “Amaro Avokat- I Ko Sudal” (Avokati Ynë në Botë)

Prill 2014

Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, zgjidhet Anëtar i Bordit Drejtues të Rajonit të Europës të Institutit Ndërkombëtar të Ombudsmanëve (IOI).

Tetor 2015

Rizgjidhet Anëtar i Bordit të Shoqatës së Ombudsmanëve dhe Ndërmjetësuesve Frankofonë (AOMF).

Nëntor 2015

Avokati i Popullit z. Igli Totozani rizgjidhet anëtar i Bordit Botëror të Institutit Ndërkombëtar të Ombudsmanëve (IOI).