5 vitaminat bazë për një lëkurë të shëndetshme

5 vitaminat bazë për një lëkurë të shëndetshme

325
0

Ne jemi çfarë hamë! Kjo shprehje është mëse e vërtetë, e kjo gjë reflektohet edhe në fytyrën tonë. Ushqimi që hani nuk duhet të jetë vetëm burim energjie, por duhet të sigurojë të gjitha vlerat ushqyese, mineralet e vitaminat. Ndonëse këto të fundit gjendet dhe në trajtë kapsulash, efekti është më i madh kur ato merren përmes dietës ushqimore.

 

Vitamina C

 

Shumica e njerëzve mendojnë se vitamina C është vetëm për forcimin e sistemit imunitar, por ajo që nuk dini është se kjo vitaminë nevojitet edhe për prodhimin e kolagjenit dhe mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme ultraviolet.

 

Vitamina A

 

Kjo vitaminë ndihmon në parandalimin e puçrrave e shenjave kafe të fytyrës. Kjo vitaminë përshpejton qarkullimin e gjakut, duke hidratuar në nivel qelizor lëkurën ashtu si dhe minimizon prodhimin e yndyrës.

 

Vitamina E

 

Kjo është vitamina që mbron qelizat e lëkurës nga dëmtimet, cilado qofshin ato (nga toksinat, rrezet, etj). Kombinojeni këtë vitaminë me C-në dhe shtresa mbrojtëse e qelizave do të jetë maksimale.

 

Vitamina B2

 

Ju gjithashtu duhet të përfshini vitaminën B2 në dietën tuaj, veçanërisht nëse vuani nga lëkura e thatë dhe e acaruar. Kjo vitaminë e mban lëkurën të butë, të hidratuar dhe ndihmon frymëmarrjen qelizore. Ushqimet që përmbajnë vitaminë B2 përfshijnë vezë, brokoli, kërpudha, fasule , sojë, kos etj.

 

Omega-3

 

Acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në mbrojtjen e membranës qelizore, sidomos kur jeni te ekspozuar ndaj rrezeve UV.