5 studentë mbyten në liqen për shkak të një … selfie

5 studentë mbyten në liqen për shkak të një … selfie

570
0

trolltunga_3445275b5 studentë afganë kanë gjetur vdekjen pasi janë mbytur në ujrat e një liqeni artificial në Indi, duke u përpjekur të shpëtonin shoqen e tyre që po mbytej.

Shkaku i kësaj tragjedie ishte pikërisht shoqja e cila në pëpjekje për të realizuar një selfie majë një shkëmbi, u rrëzua në ujë.

Miqtë tentuan t’a ndihmonin por që të pestë, studentët e moshës 18-20 vjec, u mbytën në ujrat e liqenit Dharmasagar, nëTelangana.

Pas 3 orë kërkimesh u nxorën të mbytur trupat e 2 vajzave dhe 3 djemve. “Fatkeqësi sepse niveli i ujit të liqenit ishte tepër i lartë dhe asnjë prej tyre nuk e kishte kuptuar se bëhej fjalë për një thellësi të madhe”, thanë policia lokale mbi ngjarjen.

Por, kjo nuk është ngjarja e parë tragjike që shënohen duke pasur shkak një selfie. Në muajin Gusht, mediat shkruan një artikull ku në botë vetëm gjatë vitit 2015 kanë gjetur vdekjen 27 persona, të gjithë teksa tentonin të bënin një selfie.
Për këtë arsye, autoritetet në Mumbai kanë identifikuar 16 vende ku ndalohet rreptësisht bërja e selfieve.