Njeriu si qenia më e përkryer ka zbuluar gjërat më të mëdha që sot ne i përdorim në jetën e përditshme. Shkenca është zhvilluar së bashku me njeriun duke revolucionarizuar teknologjinë. Sot çdo gjë është smart (inteligjente), ne mund të përdorim teknologjinë e touch (çdo gjë më prekje), mund të komunikojmë me njerëzit ne distanca tepër të mëdha, sot ne jemi të gjithë në një fshat global! Por pavarësisht këtyre zhvillimeve, shumë enigma shkenca nuk ka mundur t’ju japë zgjidhje. Bota është e mbushur plot me mistere, por pesë prej tyre janë ndër më të rrallat dhe ende sot nuk kanë një përgjigje!
Rruga Bimini
Në vitin 1968, nën thellësinë e detit pranë brigjeve të ishujve Bimini në Bahamës, u zbuluan me dhjetëra gurë të sheshtë gëlqerorë. Në pamje të parë asgjë nuk ngjante e çuditshme. Por shkencëtarët u habitën, pasi këto gurë krijonin një rrugë të gjatë perfekt me shumë se 1 km, që ishte e pamundur të krijohej me forma natyrale! Të shumtë ishin ata të cilët thanë se janë rrënojat e një qytetërimi të lashtë, të tjerë se janë formacione natyrale. Por askush prej tyre nuk mund të harroj dhe nuk mund të anashkaloj në nënndërgjegjen e tij se profecinë e fillimit të shekullit të 20-të. I famshmi profet Edgar Cayce, kishte parashikuar në vitin 1938: “Një pjesë të Atlantidës së Humbur do të zbulohet në thellësi të detit, rreth ishujve Bimini. Kjo do të ndodh në vitin 1968”, një parashikim që për paradoks ishte precize!
Dorëshkrimi Voynich
E mori emrin nga zbuluesi i saj në vitin 1912 në një manastir italian dhe vijon të mbetet libri më i mistershëm në historinë e njerëzimit. Libri është shkruar në një gjuhë të pakuptimtë, të panjohur apo nga dikush që nuk i përket kësaj bote, pra qenies njerëzore! Shkencëtarët besojnë se libri është shkruar para 8-0 vjetësh nga një shkrimtar i panjohur i cili përdori një teknikë shkrimi të panjohur!
Harta e Piri Reis
Harta e Piri Reis u zbulua në vitin 1929 në një muze në Turqi dhe që nga ai moment nuk është asnjë shpjegim i logjikshëm për skicimet e tij! Me dimensione 60×86 cm, kapiteni turk, Piri Reis kishte hartuar në vitin 1513 hartën e botës dhe kishte përfshirë, Portugalinë, Spanjën, Afrikën Perëndimore, Atlantikun qendror dhe jugor, Karaibet, gjysmë e Amerikës lindore dhe një pjesë të Antarktidës, por të çliruar nga shtresat e akullit. Përsa i përket vendeve të cilat ai nuk i “përfshiu” në hartë, kapiteni Piri reis na siguron se ai i ka përfshirë me korrektësi. Në të njëjtin dokument Piri Reis na informon se për të realizuar hartën e tij, ai përdori të gjitha harta e kohës duke i kombinuar. Si është e mundur që kapiteni Piri Reis të hartonte me saktësinë më të madhe hartën e gjithë botës, kur në shekullin e 15 nuk ekzistonte mundësia e fluturimit?! Pra fotografimeve ajrore. Si është e mundur që kapiteni Reis mundit ë ndante kontinentet dhe brigjet me gjithë distancat e tyre pa njohurinë e vërtetë të metodës së projeksionit azimuthal të trigonometrisë sferike, që kërkohet për hartat? Si projektoi Antarktidën kur ajo nuk ishte zbuluar ende zyrtarisht?
Syndoni i Torinos
Edhe pse Vatikani e ka vlerësuar si të vërtet, Syndoni i shenjtë vazhdon të mbetet një nga misteret më të mëdha të njerëzimit. Është një qefin në të cilën është i impresionuar imazhi i një njeriu 33-vjeçar me mjekër. Gjatë gjithë qefinës ka shenja gjaku që dëshmojnë se ky burrë ishte kryqëzuar dhe më pas trupi i tij u mbulua me këtë copë pëlhurë. Dhe sigurisht që të shumtë janë ata të cilët besojnë pëlhura –qefina- është copa që mbuloi trupin e Krishtit pas Kryqëzimit, pasi materiali përbërës i qefinës dëshmon atë periudhë, ku jetoi dhe shenjat e gjakut dëshmojnë të njëjtën mënyrë vdekje me atë të Krishtit. Disa të tjerë mendojnë se është krijesë njerëzore dhe u krijua shumë më vonë, ndërmjet shekullit të 13 dhe 14-të. Por, edhe sikur të ishte një rastësi dhe nuk kemi të bëjmë me qefinën e Krishtit, misterin vijon të mbetet: Çfarë u bë pëlhura e vërtet që mbuloi trupin e tij pas uljes nga kryqi?
Linjat e Nazca
Linjat grafike në sipërfaqen e tokës të qytetërimit Nazca në Peru përfshihen në misteret më të mëdha të botës, sa për mënyrën dhe qëllimin e krijimit të tyre. Bëhet fjalë për 13.000 linja, që formojnë 800 skica dhe mbulojnë një sipërfaqe 450 kilometër katrorë. Arkeologët pohojnë se Linjat Nazca u krijuan rreth viti 500 para erës së re deri në 500 pas erës së re dhe ngjajnë sikur të jenë krijuar nga një dirë gjigande. Këto skica pasqyrojnë kafshë, bimë dhe skica gjeometrike dhe më e çuditshmja është se nuk arsye krijimi, pasi janë të dukshme vetëm nga ajri, pra nga sipër. Vetëm qendra e këtyre skicave është një merimangë e cila ka diametër 45 m katrorë. Shumë shkencëtar besojnë se ndoshta qytetërimi Nazca dispononte një lloj ballonë fluturuese dhe me të cilën krijuan këto skica. Të shumtë janë ata të cilët bëjnë fjalë se këto linja janë aerodrome. Të tjerë shkojnë edhe më tej, duke thënë se linjat janë krijuar nga jashtëtokësorët. Disa thonë se para 2000 vjetësh, banon gjigand në Tokë. Por teoria më dominuese (dhe më e vërtet) është ajo e arsyes së krijimit të tyre, pasi Nazca i krijuan këto linja për të fituar dhe të kthehej mbrapsht perëndia e tyre nga qiejt, Virakotsa, teori që ende nuk është vërtetuar.