5 lëkundje tërmeti zgjojnë juglindjen e vendit, frikë tek banorët

5 lëkundje tërmeti zgjojnë juglindjen e vendit, frikë tek banorët

417
0

Lëkundje te njëpasnjëshme sizmike janë ndjerë rreth orëve të para të mëngjesit në rrethin e Korçës.

 

Sipas Institutit të Gjeoshkencave të paktën pesë lëkundje ku më i forti kishte magnitudë 5.3 ballë kanë goditur zonën. Ato janë regjistruar në orën 04.26, 04.30, 04.33, 04.51, 04.43.

 

Lëkundjet janë ndjerë në Ersekë dhe Pogradec e ndërsa epiqendra ishte 12 km vijë ajrore mes Korçës dhe Ersekës, në fshatin Mollas.

 

Edhe pse lëkundjet kanë alarmuar qytetarët, të cilët kanë dalë jashtë banesave të tyre, nuk raportohet për të lënduar.