5 gjëra që duhen bërë sapo zgjoheni për ta jetuar më mirë...

5 gjëra që duhen bërë sapo zgjoheni për ta jetuar më mirë ditën

324
0

Është e rëndësishme t’i kushtosh rëndësinë e duhur rutinës së mëngjesit, sepse ajo çka bëjmë orët e para të ditës, sapo zgjohemi, ndikon në pjesën tjetër të ditës—edhe pse nuk e vëmë re.

 

Më poshtë do të lexoni për 5 gjera që duhen bërë sapo të zgjoheni për të nisur ditën me këmbë të mbarë dhe për ta kaluar atë të lumtur e plot energji.

 

Një mëngjes i shëndetshëm (dhe i ngrënë me qetësi)

 

S’ka gjë më të keqe se të zgjohesh vonë dhe të mos kesh kohë për të ngrënë mëngjes. Për të evituar atë që në çdo kuptim është vakti më i rëndësishëm i ditës, përgatisni gjithçka që duhet për mëngjes që në mbrëmjen para, në mënyrë që të mos e humbisni këtë vakt.

 

Çfarë të hani? Varet nga dita që ju pret. Nëse hani një mëngjes të shëndetshëm dhe të ekuilibruar, ai do të furnizojë ‘sprintin’ e duhur për të përballuar impenjimet e ditës dhe do t’ju garantojë përfitime më specifike (si p.sh rritja e metabolizmit ose të qenit më të bukur).

 

 

 

5 minuta (të paktën) stretching, yoga ose ushtrime

 

Përftiimet e ushtrimeve fizike të mëngjesit tashmë janë të provuara dhe disa prej tyre janë: energji më të mëdha, gjumë më cilësor dhe mundësia për të jetuar më gjatë. Nëse ju pëlqen yoga, kushtojini disa minuta stretching dhe ushtrimeve të frymëmarrjes. Qetësimi i mendjes sapo zgjoheni është një mënyrë e shkëlqyer për të qëndruar të përqëndruar gjithë ditën.

 

 

Nëse nuk keni kohë për një sesion ushtrimesh, mund të bëni 5 minuta ushtrime të lira për barkun, anësoret, ose shtyllën kurrizore.

 

Rrëmbeni një përkëdhelje

 

Herë pas here është ‘ok’ të llastoheni. Jepini vetes diçka luksi në mëngjes dhe do të ndiheni mirë gjithë ditën. Për shembull nëse shkoni në palestër, mund të bëni pak hidromasazh para se të nisni punën. Gjithashtu mund të bëni një maskë ndërsa prisni të ziejë çaji, ose të vendosni këngën e preferuar në sfond teksa visheni.

 

Pak gjimnastikë për mendjen

 

Na besoni ose jo, shëtitja juaj e mëngjesit mund të jetë vërtet një bekim: një moment i rrallë i ditës ku nuk keni detyrimin për të bërë asgjë, përveçse të shkoni për aty ku jeni nisur. Evitoni që gjatë kësaj kohe t’u përgjigjeni emaileve dhe praktikoni ‘minduflness’ ose përqëndrimin tek momenti.

 

Kjo ju ndihmon të jeni prezentë në të tashmen, të zbrazni mendjen nga ajo që është e tepërt, çka është baza për praktikën meditative.

 

 

 

Mbani larg telefonin për të paktën 30 minuta

 

Askush nuk është imun nga thirrjet telefonike. Është praktikë e konsoliduar ajo e të përgjgijurit të emaileve, të lexuarit e lajmeve ose të kthyerit e mesazheve si gjëja e parë e mëngjesit, së bashku me kafen, por s’ka gjë më të keqe. Duke e nisur ditën kështu, ju e nisni aktivitetin para se truri juaj të zgjohet.