“30 sekondat e lumturisë për të cilat jam mirënjohëse çdo ditë” çdo...

“30 sekondat e lumturisë për të cilat jam mirënjohëse çdo ditë” çdo nënë e kupton atë që provon Aulona

400
0

 

 

Në ndryshim nga shumë vajza të njohura të showbiz-it shqiptar, Aulona Musta nuk e ka mbajtur për asnjë moment Amarën larg syve kureshtarë të ndjekësve të saj, përkundrazi ajo ndan vazhdimisht me ta momente nga jeta e përditshme e saj. Madje nuk e ekzagjerojmë aspak nëse themi se pesëvjeçarja ka fansat e saj dhe shumë shpejt mund ta konkurrojë denjësisht mamin e saj thumbuese.

 

Ditën e sotme Musta ka ndarë një moment tejet të ndjerë nënë e bijë, ose siç shprehet ajo 30 sekondat e lumturisë që i mbushin shpirt plot çdo prindi. Ato shfaqen duke kërcyer me njëra-tjetrën, ndërsa e vogla kapet fort këmbës së mamasë.

“Janë momente si këto, të cilat i japin vlerë gjithe jetës. 30 sekonda lumturie para të cilave gjithçka tjetër duket e vogël dhe e pavlerë.

Do ketë gjithmonë njerëz që kanë më shumë para sesa ti, një punë më të mirë sesa ti, një shtëpi më të madhe, njerëz që kanë më shumë gjëra sesa ti. Por nëse ti ke këto 30 sekonda lumturie në jetë, atëherë më beso që je me shumë fat, ndaj duhet të jesh çdo ditë mirënjohëse dhe falenderuese”-shprehet ajo.

https://www.instagram.com/p/B6TLdeRhnET/?utm_source=ig_web_copy_link