29 vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të rrugës, çfarë dyshohet

29 vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të rrugës, çfarë dyshohet

481
0

Një 29-vjeçar është gjetur i vdekur në mes të rrugës nga një kalimtar i rastësishëm në zonën e Ammoudara, Heraklion në Greqi. Mediat e shtetit fqinj bëjnë me dije se trupi i viktimës i përket një shqiptari 29-vjeçar, ndërsa mjekët kanë pohuar paraprakisht se dyshohet se ka qenë përdorues droge, çka i ka sjellë edhe vdekjen. Bëhet me dije se pranë trupit të të riut janë gjetur edhe prova të marrjes së lëndëve narkotike. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.