2 vite i lidhur me bjonden që lëvizte me truprojë e makina...

2 vite i lidhur me bjonden që lëvizte me truprojë e makina luksoze, si e la Erik Fullani për vajzën e Majlinda Bregut (FOTOT)

616
0

Erik Fullani, djali i ish-Guvernatorit Ardian Fullani, nuk po gjen qetësi në aspektin personal.

Para të të dobësohej drastikisht, Eriku ishte i fejuar me një vajzë për më shumë se 7 vite por i dha fund asaj marrëdhënieje për të nisur një tjetër.

Kështu Eriku, u lidh me një bjonde mjaft simpatike e cila studionte Manaxhim- Biznes, lëvizte me truprojë dhe i pëlqente jeta e luksit e makinat e shpejta njësoj sikurse edhe vetë Erikut.

Për të, djali i ish-Guvernatorit foli edhe publikisht në emisionin e Rudinës.

“Më ka bërë disa surpriza dhe dhurata. Nuk e kam zbuluar, se kam hall se ma marin m’sysh. Është më mirë për atë dhe familjen e saj të mos jetë publike. Nuk ka ngel njeri me shpreh dashurinë në rrjetet sociale. Ne kemi mbi një vit bashkë dhe njerëzit që duhet ta dinë që ne jemi bashkë e dinë. Unë nuk e kam fshehur marrëdhënien me të. Ajo quhet Maria Kiara dhe studion për Menaxhim Biznes”, tha atëkohë Eriku.

Mirëpo së fundmi ai është kapur ‘mat’ me vajzën e Majlinda Bregut, Kejdën.

Çifti udhëton bashkë nëpër botë dhe është fotografuar edhe duke drekuar në një restorant në kryeqytet.

Lidhja e tyre tashmë është e konfirmuar por mbetet për t’u parë se si do shkojë.

9ca7a31c-1b33-4b1e-be16-1.jpg

Screenshot_8.jpg

15555903_10211577625575574_1640205434_n.jpg

-640-0-5c71b0ca5895e.jpg

Shperndaje