“2 javë pa babin!” Ajola Xoxa ka një mesazh të ndjerë për...

“2 javë pa babin!” Ajola Xoxa ka një mesazh të ndjerë për të gjithë ne që i kemi prindërit

424
0

Rreth dy javë më parë, Ajola Xoxa përjetoi një nga dhimbjet më të mëdha, atë të ndarjes nga jeta të babait. Publicisti Arben Xoxa humbi jetën pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë më 24 shkurt të këtij viti.

Ndërsa kujtimet me të janë pasuria më e madhe që i kanë mbetur nga i ati, Ajola ka një mesazh për të gjithë ne që të vlerësojmë dhe të kujdesemi për prindërit tanë.

Ajo postoi një foto ku shfaqet duke u përqafuar me të atin, kujtim i shkëputur nga një prej ditëve më të rëndësishme të saj, nga ajo e dasmës. Ajola mban të veshur fustanin e bardhë të nuses, ndërsa përqafon me dashuri të atin, Arben Xoxa

“U bënë më shumë se 2 javë pa babin dhe ajo çka më mungon më shumë është ta përqafoj. Të gjithë ju që i keni prindërit pranë, thojuni sa shumë i doni dhe përqafojini fort, ashtu siç do të kisha dashur të mund ta përqafoja tim atë tani. Për ju që i keni larg, merrini në telefon dhe bëni një bisedë të gjatë me ta. Asgjë nuk i gëzon më shumë se sa të jenë në praninë tuaj, e do të vijë një ditë që asgjë s’do t’ju gëzonte më tepër sesa të ishit në praninë e tyre. Thesari i vërtetë në këtë jetë është familja”, shkruan në postimin e saj në Instagram Ajola.

Një ditë pasi publicisti ndërroi jetë, Ajola rrëfeu se e dërguan për në banesën e fundit të mbuluar me të bardhë, për të treguar mirësinë që dha deri në ditët e fundit të jetës, ndërsa fjala e tij e fundit që tha ishte “Zemër”.