’12 vite pa ndalim’, Luana Vjollca njofton fansat për tërheqje nga…

’12 vite pa ndalim’, Luana Vjollca njofton fansat për tërheqje nga…

397
0

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur Luana Vjollca ka bërë një njoftim për fansat pak orë më parë, ku shprehet se do të tërhiqet nga ekrani dhe muzika.

Ky vendim vjen pas 12 vitesh, ndërsa thekson se ka ndikuar shumë lodhja dhe ka nevojë të pushojë.

“Kam vendosur të tërhiqem për ca kohë… 12 vite pa ndalim… Kam nevojë të pushoj. Do më marri malli shumë për dashurinë tuaj”, njoftoi këngëtarja përmes një postimi në Insta Story.

luanaaaa.jpg

Mirëpo, kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi ishte thjeshtë një gënjeshër për 1 prillin.

Ajo në të vërtetë nuk do të tërhiqet nga skena dhe muzika dhe e bëri të ditur për fansat një orë më pas. E gjithë kjo lojë ishte një ide e shoqes së saj. “Mesazhet tuaja si kjo ma shkrin zemrën komplet!! Kështu që po ju tregoj që as nuk e kam mend të ndalem. Jam e bekuar që ju kam!!! Ideja për këtë ishte e Blerina Rugovës. Gëzuar 1 Prillin. Hajde se duhen ndonjëherë gënjeshtra të tilla të më kujtoni sa shumë dashuri kam. Nuk heq dorë kurrë sa t’iu kem ju…për ju! Me ju gjithmonë”, shkroi në një tjetër InstaStory ajo.

luanaa.jpg