10 vite nga themelimi i Shoqërisë “Rapsha në Mërgim”

10 vite nga themelimi i Shoqërisë “Rapsha në Mërgim”

404
0

Në vitin 2012,pikërisht me 6 Maj me iniciativën e disa mërgimtarëve të ardhur nga Malësia,mbajtën kuvendin e parë për krijimin e Shoqërisë Kulturoartistike Rapsha në Mërgim,me qëllim të ruajtjes së kulturës,traditës dhe folklorit burimor shqipëtare në mërgim.

Kësaj iniciative për një periudh të shkurtër ju bashkangjitën shum të rinj e të reja të lindur e të ritur në SHBA.

Shoqata “Rapsha në Mërgim” paraqitjet e para i bëri përpara publikut shqipëtarë në Shba në organizimin e evenimenteve të ndryshme si:”Darka e Rapshës”,”Logu i Shnjonit të Hotit”,darka të mbajtura në qendrën fetare,si për ditën e flamurit,kryengrintje e Malësisë së Madhe,inagurimin e Nënës Terezë,etj.

Shoqëria “Rapsha në Mërgim”,folklorin shqiptëtarë ka prezentuar dhe para kombeve të ndryshme në Michigan në festivalin e mbajtur në shkollën “Henry 2 Ford”.

Në fillimet e para Shoqëria “Rapsha në Mërgim” ka numëruar 15 anëtarë,të cilët jan shtuar dita ditës,të moshave të ndryshme duke filluar nga mosha pesë vjeçare e deri në atë 75 vjeçare.Shoqërinë e përfaqësojnë profile të ndryshme të anëtarëve nga vallëtarë,lahutarë e të tjera.

Me fanatizëm në këtë shoqëri ruhet dhe veshja e trashëguar nga Malësia,si xhamadani,shakshiri,faculeta,qeleshe,si dhe simbolin e indetifikimit të traditës malësore Xhubletën,të vjetër me mijëra vjeçare.

Nën moton “Të ruajmë folklorin dhe traditën shqipëtare,që të ruajmë identitetin tonë kombëtarë” shoqëria Rapsha në Mërgim,falenderon të gjith antëtarët dhe përkrahsit e saj me rastin e 6 vjetorit.

“Nëse haron nga vjen,nuk e din as ku shkon”

Me respekt:

Udhëheqësia e Shoqërisë “Rapsha në Mërgim”