Barcelona është skuadra më e vlefshme në La Liga. Faqja e specializuar për matjen e vlerave të futbollistëve dhe skuadrave, ‘Transfermarkt’ ka publikuar renditjen e dhjetë skuadrave më të vlefshme në elitën e futbollit spanjoll. Është Barcelona që prinë në renditjen e ‘Transfermarkt’, si skuadra më vlerën më të madhe në La Liga. Barcelona vlerësohet 1.18 miliardë euro. Në vendin e dytë renditet Real Madrid, që vlen 965.3 milionë euro, ndërsa në vendi i tretë i takon Ateltico Madridit, që vlerësohet 955 milionë euro. Renditja vazhdon me Valencian, Sevillan, Real Betis, Real Sociedad, Celta Vigo, Athletico Bilbao dhe Villarreal.
10 skuadrat më të vlefshme në La Liga
