10 milionë dollarë për emrin e stadiumit, zbulohet “çmenduria” e uebsajtit pornografik

10 milionë dollarë për emrin e stadiumit, zbulohet “çmenduria” e uebsajtit pornografik

373
0

Një prej skuadrave më të mëdha të basketbollit amerikan, Majami “Heat”, sapo ka përfunduar kontratën me kompaninë ajrore “American Airlines”, e cila kishte blerë që prej vitit të largët 1999 emrin e impiantit ku ish-skuadra e LeBron Xhejmsit luan. Por tashmë që kjo marrëveshje ka përfunduar, nga e cila arkëtoheshin 2 milionë dollarë në vit, për Majamin ka ardhur një tjetër, stratosferike, 5-fish më e lartë se ajo e mëparshmja, ndonëse kompania që e ka bërë këtë ofertë është disi “e çuditshme”.

Bëhet fjalë për uebsajtin pornografik, “BangBros”, i cili u ka vënë në tavolinë drejtuesve të klubit të NBA-së shifrën e 10 milionë dollarëve në vit.

 

Edhe pse për shumë kjo është parë si një gjetje publicitare nga uebsajti i filmave për të rritur, në të vërtetë oferta është zyrtare dhe është lajmëruar edhe në faqen zyrtare të “BangBros”.

 

Për momentin, nga ana e presidencës së Majami “Heat” nuk ka ardhur asnjë përgjigje. Por, edhe pse tundimi mund të jetë mjaft i madh, për çështje etike duket disi e vështirë që oferta të pranohet.