“SEPSIS” është një gjendje potencialisht kërcënuese për jetën, e shkaktuar nga reagimi i trupit ndaj një infeksioni.
Trupi normalisht lëshon kimikate në rrjedhën e gjakut për të luftuar një infeksion.
Sepsis ndodh kur reagimi i trupit ndaj këtyre kimikateve është jashtë ekuilibrit, duke shkaktuar ndryshime që mund të dëmtojnë sistemet e shumta të organeve.
Mund të mos jetë një emër i dëgjuar, por është një sëmundje vdekjeprurëse. Ky ka qenë paralajmërimi i studiuesve japonezë, pas kërkimeve të bëra.
Më të rrezikuarit janë njerëzit me sëmundje kronike, të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe personat me sistem imuniteti të dobësuar.
Në Japoni, nga 56 milion vdekje të regjistruara, rreth 11 milion ishin shkaktuar nga “SEPSIS”.