1 në 5 vdekje shkaktohen nga sëmundja që nuk e keni dëgjuar...

1 në 5 vdekje shkaktohen nga sëmundja që nuk e keni dëgjuar ndonjëherë, çfarë është “SEPSIS”

414
0

“SEPSIS” është një gjendje potencialisht kërcënuese për jetën, e shkaktuar nga reagimi i trupit ndaj një infeksioni.

 

Trupi normalisht lëshon kimikate në rrjedhën e gjakut për të luftuar një infeksion.

 

Sepsis ndodh kur reagimi i trupit ndaj këtyre kimikateve është jashtë ekuilibrit, duke shkaktuar ndryshime që mund të dëmtojnë sistemet e shumta të organeve.

 

Mund të mos jetë një emër i dëgjuar, por është një sëmundje vdekjeprurëse. Ky ka qenë paralajmërimi i studiuesve japonezë, pas kërkimeve të bëra.

 

Më të rrezikuarit janë njerëzit me sëmundje kronike, të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe personat me sistem imuniteti të dobësuar.

 

Në Japoni, nga 56 milion vdekje të regjistruara, rreth 11 milion ishin shkaktuar nga “SEPSIS”.