1 mijë euro në zarf, flet avokatja e doktor Enes Hafizit: E...

1 mijë euro në zarf, flet avokatja e doktor Enes Hafizit: E detyroi t’i merrte mbrapsht por kjo pjesë është fshirë nga video

737
0

Denisa Daka, avokatja e cila ka marrë në mbrojtje doktor Enes Hafizin ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale.

 

Mjeku onkolog i QSUT u shkarkua nga detyra pas videos së publikuar nga emisioni stop, ku një vajzë i ofronte një zarf prej 1 mijë eurosh në këmbim të futjes pa rradhë për rreze të një të afërmi të saj të sëmurë.

 

Mirëpo, avokatja thotë se mjeku ia ka kthyer mbrapsht eurot dhe kjo gjë është fshirë nga videoja duke u transmetuar vetëm pjesë-pjesë.

 

‘Me shumë mirësjellje e profesionalizëm, Dr. Hafizi i kish shpjeguar me durim zonjës, procedurat që ndiqeshin në kēto raste për të përfituar shërbimin pêrkatës.

Pa i kërkuar asgjē, zonja i kish lënë nē tryezē “me bujari”, një shumē parash, të cilat Dr. Hafizi e kish detyruar t’i merrte mbrapsht (fshirë kjo pjesë nga video), duke i sugjeruar të kthehej sërish tek ai, pasi të plotësonte dokumentat për këtē qëllim.

Kurre s’kish marre para nga askush, kurrë s’i kish kërkuar askujt asgjë, përkundrazi kish dhënë ndihmē, besim e shpresë tek çdo pacient e jo vetëm, duke ofruar me bujari jo veç njohurite e tij për këtë qëllim.

Sapo zbardhi dita herët në mëngjes, ende pa u hapur derë e spitalit, një grup of.pol.gjyqësore i kishin zënë pritë mjekut të njohur tek “derë e shtëpisë”, a thua se kish vrarë a plaçkitur njē qytet të tërë.

Tek derë e spitalit e prisnin kokëulur gjithashtu dhe dhjetra kolegë e pacientë të tij, të cilët e çmojnē fort kontributin, integritetin e profesionalizmin e këtij mjeku hero, të cilët njëzêri pothuaj më thanë:..”na e sill shpejt doktorin, nuk ka mjek e djalë si ai”..

Një video e cila nuk pasqyron kurrsesi të vërtetën, e qëllimshme përveçse, çoi pas hekurave sot padrejtësisht mjekun e njohur Enes Hafizi dhe infermierin e këtij pavioni, ndërsa mbi to rëndon tashmë akuza e “korrupsionit pasiv të punonjësve që kryejnë funksione publike”, shkruan avokatja.

 

REAGIMI I PLOTË I AVOKATES:

 

‘Dr. Enes Hafizi, një nga mjekët onkologë më të mire në QSU-te, më kërkoi ndihmë si avokate sot.

Një video e transmetuar nga Emisioni “Stop” mbrëmë (veç një pjesë e saj nē fakt), e kish penalizuar atë padrejtēsisht.

Për interesa tē klaneve tē caktuara, dikush kish vendosur ta dëmtonte me çdo kusht, “për arsye të forta padyshim”.

Një zonjë “pa emër e fytyrë”nga Kosova, i kish kërkuar “ndihmē” në emër të një familjari të tij, për të bërë rreze në këtē spital.

Një infermier e kish orientuar zonjën tē shkonte tek Dr. Enesi, mjeku i konsultave, (caktuar sipas grafikut atë ditë).

Me shumë mirësjellje e profesionalizëm, Dr. Hafizi i kish shpjeguar me durim zonjës, procedurat që ndiqeshin në kēto raste për të përfituar shërbimin pêrkatës.

Pa i kërkuar asgjē, zonja i kish lënë nē tryezē “me bujari”, një shumē parash, të cilat Dr. Hafizi e kish detyruar t’i merrte mbrapsht (fshirë kjo pjesë nga video), duke i sugjeruar të kthehej sërish tek ai, pasi të plotësonte dokumentat për këtē qëllim.

Kurre s’kish marre para nga askush, kurrë s’i kish kërkuar askujt asgjë, përkundrazi kish dhënë ndihmē, besim e shpresë tek çdo pacient e jo vetëm, duke ofruar me bujari jo veç njohurite e tij për këtë qëllim.

Sapo zbardhi dita herët në mëngjes, ende pa u hapur derë e spitalit, një grup of.pol.gjyqësore i kishin zënë pritë mjekut të njohur tek “derë e shtëpisë”, a thua se kish vrarë a plaçkitur njē qytet të tërë.

Tek derë e spitalit e prisnin kokëulur gjithashtu dhe dhjetra kolegë e pacientë të tij, të cilët e çmojnē fort kontributin, integritetin e profesionalizmin e këtij mjeku hero, të cilët njëzêri pothuaj më thanë:..”na e sill shpejt doktorin, nuk ka mjek e djalë si ai”..

Një video e cila nuk pasqyron kurrsesi të vërtetën, e qëllimshme përveçse, çoi pas hekurave sot padrejtësisht mjekun e njohur Enes Hafizi dhe infermierin e këtij pavioni, ndërsa mbi to rëndon tashmë akuza e “korrupsionit pasiv të punonjësve që kryejnë funksione publike”.

Znj. Ministre, (dikur drejtoreshē e QSU-të) e cila ia njeh hallet mirë këtij “konaku”, ka vendosur të pezullojë menjeherë nga detyra mjekun dhe infermierin, mgjthese ajo video (siguruar pa njē autorizim tē posaçëm sipas ligjit) nuk përbën kurrsesi provë në këtë rast.

Znj. Manastirliu njeh mirë gjithashtu sesi në mungesë tē aparaturave e jo vetēm, sejcilit mjek aty, i duhet të pērballojē një fluks tē jashtëzakonshëm pacientësh, duke punuar në një terren tē pasigurtë përveçse.

Ky mjek i zoti, baba me tre fëmijë, më la njē përshtypje tē vecantē sot.

Kur u ndamë më tha: “Avokate, unë përveçse mjek, jam besimtar e agjëroj këtē muaj. Nuk i kam bërë keq askujt më beso, përkundrazi, vec kam ndihmuar sa herë më është dhēnë rasti. Nuk është e drejtë e gjitha kjo, por unë do të bëj durim derisa të zbardhet e gjitha e shpresoj shumē tē dal sa më parë. Faleminderit shumē e mirutakofshim!

Nëna ime është ndarë para pak muajsh nga jeta nga semundja e kancerit e në përpjekjen e gjatë e të mundimshme me këtē sëmundje, pasojat e saj posaçërisht, është suportuar deri në fund nga kēta mjekë humanë, ndërsa unē e fēmijēt e mij kemi parë live përpjekjet e tyre titanike, ditë pas dite.

Për një seri shkeljesh nē rradhë, shpresoj shumë tē arrij të ndihmoj sic duhet Dr. Hafizin, tē kthehet sa më parē tek fëmijēt e tij posaçërisht.