Këngëtarja e njohur Eliza Hoxha ka disa vite që është shkëputur nga muzika.
Ajo ka ndryshuar totalisht drejtim duke u bërë pedagoge e arkitekturës.
Së fundmi, Eliza ka folur për këtë eksperiencë, duke ndarë shumë detaje me publikun.
E pyetur nga gazetari Ervin Kurti nëse e ka ngacmuar ndonjë nga studentët duke ftuar për kafe, Hoxha ka pranuar si i merr me sportivitet.
‘Edhe ka. I përgjigjem me shumë sportivitet. Zakonisht edhe pi kafe me studentë. Por jo në 10 të darkës. Mundohem që ata të kuptojnë se komunikimin me ne e kanë të lirshëm, por me masë’, u përgjigj Eliza.