ZYRTARE/ Përfundon numërimi në Tiranë, Erion Veliaj fiton me mbi 58 mijë...

ZYRTARE/ Përfundon numërimi në Tiranë, Erion Veliaj fiton me mbi 58 mijë vota diferencë nga Belind Këlliçi

277
0

Ka përfunduar numërimi në të gjitha qendrat e votimit në Tiranë ku kryetari aktual Erion Veliaj, rikonfirmohet për një mandat të tretë në krye të bashkisë më të madhe në vend.

Të dhënat nga KQZ tregojnë për një fitore të thellë të Veliaj, me mbi 58 mijë vota diferencë nga kandidati i “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi.

Pas numërimit të votave në 941 QV, Veliaj ka marrë 158.688 vota ose 54.69%. Belind Këlliçi 100.351 vota.

Më pas me renditet Arlind Qorri nga Lëvizja Bashkë me 13.835 vota, Roland Bejko i PD me 12.388. Marko Dajti nga Fronti i Majtë 2807 vota kurse Lajla Pernaska 2104.

Sakaq në zgjedhjet e 14 majit, PS fitoi në 53 bashki të vendit, “Bashkë Fitojmë” në 7 dhe “Mega” në 1.