Ministrja gjermane e mbrojtjes, Ursula Von der Leyen do të jetë presidentja e re e Këshillit të Europës.
Njeriu i besuar i Angela Merkel zëvendëson në këtë post Jean Claude Juncker duke hyrë në histori edhe si femra e parë që drejton Bashkimin Europian.
Federia Mogherini zëvendësohet nga spanjolli Josep Borrel, i cili është zgjedhur si shefi i ri i politikës së jashtme në BE.
Christine Langarde do të jetë presidentja e Bankës Qëndrore Europiane. Ajo mund të hyjë në histori si presidentja e parë femër e Komisionit Europian.
Ish-drejtuesja e FMN-së zëvendëson në këtë detyrë italianin Mario Dragi, personi që shpëtoi euron gjatë krizës së borxheve në eurozonë.
Ndryshimet në drejtimin e BE vijnë pas zgjedhjeve për parlamentin europian të mbajtura në muajin maj.