Liga Premier ka mbajtur një mbledhje ku është vendosur për fatin e kampionatit.
FA ka lajmëruar se futbolli në Angli është pezulluar fillimisht deri më 30 prill dhe do të vazhdohet nëse gjithçka është normale pas pandemisë coronavirus.
Kampionati anglez ka qenë i fundit nga top ligat evropiane që ka ndalur lojën, teksa është biseduar edhe për ndërprerjen e tij.
Por shtyrja e kampionatit evropian për në vitin 2021, ka bërë që edhe Premier League ta vazhdoj edicionin.
Vazhdimi i garave në Ligën Premier dhe në të gjitha rangjet më të ulëta do të bëhet nga data 1 maj 2020.
Në elitën e futbollit anglez deri më tani janë zhvilluar 29 ndeshje dhe janë në program të zhvillohen edhe nëntë të tjera.
Vazhdimi i kampionatit me 1 maj është një lajm i mirë për Liverpoolin, që i duhen vetëm edhe dy fitore për ta rikthyer titullin e kampionit pas 30 viteve mungesë.
Gjithsesi FA ka lajmëruar se kampionati duhet të përfundojë jo më larg se me datën 1 qershor