“Zoti e di ç’do bëj këtu”! Me sugjerimin e Lori Hoxhës, Arbana...

“Zoti e di ç’do bëj këtu”! Me sugjerimin e Lori Hoxhës, Arbana Osmanin do ta shohim diku tjetër tani që mbaron BBV

291
0

Moderatorja Arbana Osmani është shumë aktive në rrjetet sociale. Prej muaj Arbana e cila moderon Big Brother VIP ka qenë kryefjalë e mediave rozë, ku është komentuar për çdo gjë.

Së fundmi Arbana ka njoftuar se ka hapur edhe Tik Tok. Ide që sipas saj ia ka dhënë Lori Hoxha, trashëgimtarja e Top Channel.

Në një kohë kur flitet shumë për konkurencën mes televizioneve dhe medias, Arbana na tregoi se jo vetëm nuk ka të tilla ndjesi, por e shijon shumë imitimin që i bëjnë në ‘Klanifornia’, spektakli i humorit në Klan TV.

Ajo ka treguar me një video se mbrëmjen e së dielës u shkëput pak nga shtëpia BB për të parë skeçin ku imitohet spektakli, nën emrin “Daja i Madh VIP”.

Moderatorja dëgjohet në sfond duke qeshur me performancën e aktorëve të humorit, që mesa duket e ka argëtuar shumë.

Dikur për të tilla skeçe e performanca, ka pasur edhe debate publike, por Arbana nuk është bërë pjesë e këtij grupi. Moderatorja e ka marrë si përherë me sportivitet dhe këtë lojë aktorësh në Klan.

Kjo gjë tregon dhe dallimin e qartë mes Arbanës dhe personazheve të tjerë publikë, të cilët kur shohin veten e tyre që imitohet, e bëjnë të madhe dhe fillojnë direkt me ankesat.

 

 

Shperndaje