Tre makina janë shkrumbuar nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, në zonën e Liqenit të Thatë.
Paraprakisht bëhet me dije se fillimisht ka shpërthyer në flakë një prej mjeteve të parkuara, e më pas dy mjetet e tjera ngjitur me të. Ngjarja ka ndodhur në një pallat në ndërtim e sipër. Tre mjete kanë qenë të parkuara në garazhin e tij.
Zhurmat dhe flakët e mëdha kanë alarmuar banorët e zonës. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme apo ndonjë defekt teknik të një prej mjeteve.
Informacion paraprak/ Tiranë
Më datë 02.02.2021, rreth orës 00:50, në rrugën e “Dibranëve”, si pasojë e një shkëndije elektrike në njërin prej mjeteve, në garazhdin e një pallati në ndërtim, janë djegur 3 mjete në pronësi të shtetasve B. C, S. T, dhe N. B, si dhe është dëmtuar pjesërisht mjeti në pronësi të shtetases S. L.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet si ngjarje aksidentale