Zinedine Zidane ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të rinovojnë kontratën me Nachon. Brenda serisë së rinovimeve që kanë filluar në fillim të këtij sezoni, edhe emri i Nacho Fernandez gjendej aty. Por që nga ajo kohë ende nuk është bërë diçka zyrtare nga klubi rreth kësaj çështje dhe sipas mediave është vet trajneri Zidane i cili ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të rinovojnë kontratën me Nachon pasi ai është duke u bërë një lojtarë thelbësor për ekipin. Madje edhe lojtari Spanjoll ka treguar dëshirën e tij për të rinovuar kontratën me klubin dhe se dëshiron penzionimin këtu: ”Jemi në rrugën e duhur por tani nuk ka asgjë zyrtare. Shpresoj se mund të pensionohem këtu. Unë do të jap gjithçka për këtë fanellë.”, janë fjalët e Nachos. Mbrojtësi Spanjoll i cili po kalon një sezon të madh me ekipin ka një kontratë deri në qershor të vitit 2021.