Ka rezultuar zhgënjyes debutimi i sportistëve tanë në Lojërat Olimpike të Tokios.
Xhudisti, Indrit Çullhaj e ka mbyllur mes dhimbjeve duelin përballë kosta-rikanit, Shinshila, pasi ra keq në tapet.
Çullhaj, i kategorisë deri në 66 kilogramë iu desh ndërhyrja e barelës për të lënë fushën, teksa ka përfunduar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme.
Nga ekzaminimet e para rezulton se Çullhaj është në gjendje të mirë shëndetësore dhe çdo gjë ka kaluar fatmirësisht pa dëmtime serioze.
Sportisti ynë ka pësuar një shkëputje të kartilagjit në brinjën numër 7 në anën e djathtë që konsiderohet si dëmtim stërvitore.
Për t’u rikthyer në garë, Çullhaj i duhet rreth 1 muaj qetësi.
Qitësja, Manuela Delilaj është renditur e 37-ta nga 53 sportistë pjesëmarrës.
Sportistja olimpike që garon në qitje 10 metra pistolete me ajër garoi në baterinë e parë.
Delilaj arriti të grumbullonte në total 565 pikë. Gara e saj e radhës do të jetë më 29 Korrik në 25 metra pistolete precizion.